Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Kur karma është vërtetë bitch

21:45 / July 20, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ylli manjani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Manjani

Personalisht i uroj Agron Shehajt t’i gëzojë e t’i trashëgojë pasuritë e veta. Nuk kam asgjë të keqe, përkundrazi, që një shqiptar është i pasur. U shtofshin sa më shumë shqiptarët e pasur. Shqipëria nuk varfërohet nga pasuria e qytetarëve të saj; përkundrazi, ka vetëm dobi kur krijohen njerëz që ndërtojnë, investojnë dhe prodhojnë pasuri.

Problemi nuk lind tek pasuria. Problemi lind kur dikush e kthen pasurinë e tjetrit në objekt urrejtjeje politike, ndërsa të vetën e trajton si një përjashtim hyjnor.

Këtu fillon karma.

Sepse nuk mund të kalosh gjithë kohën duke i etiketuar të tjerët si “oligarkë”, “të korruptuar”, “të lidhur me drogën”, vetëm pse kanë para, e pastaj të habitesh kur e njëjta metodë përdoret kundër teje. Nuk mund ta kthesh pyetjen “ku i gjeti paratë ai?” në armën tënde politike dhe më pas të ankohesh kur ajo armë të drejtohet në fytyrë.

Kjo është karma në kuptimin më klasik të saj: atë që mbjell, korr.

Rasti i Agron Shehajt e ilustron më mirë se çdo teori. Një deputet, një biznesmen, që pretendon se përfaqëson të djathtën, por që prej kohësh ka ndërtuar një ligjërim politik ku biznesi është gjithmonë i dyshimtë, sipërmarrësi është potencialisht fajtor dhe pasuria private duhet të kalojë më parë në gjyqin e opinionit publik sesa në mbrojtjen e ligjit.

Ky është një paradoks i madh. Nuk mund të pretendosh se je i djathtë, ndërsa përdor ndaj kapitalit dhe sipërmarrjes fjalorin më të konsumuar të së majtës radikale.

Në fakt, pyetja “Ku i gjeti paratë ai?” nuk është pyetje juridike. Është pyetje llaxoresh. Është pyetje e atyre që bëjnë njëherësh policin, prokurorin dhe gjykatësin. Është pyetja tipike e revolucionarëve të përhershëm që nuk presin prova, por mjaftohen me dyshimin.

Është një pyetje që e kemi trashëguar nga propaganda komuniste. Mjafton të kujtosh Jaho Labin te filmat e Kinostudios, që kërkonte me naivitet ideologjik të dinte se “ku i gjeti paratë” një kamarier për të ndërtuar një klub. Ishte logjika sipas së cilës pasuria ishte, në vetvete, provë faji.

Kur e përdor këtë logjikë për të goditur të tjerët, nuk ke më të drejtë morale të ankohesh kur ajo kthehet si bumerang.

Sepse tani shumëkush i drejton Agron Shehajt të njëjtën pyetje që ai ua ka drejtuar të tjerëve: “Po ti, ku i gjete aq shumë para?”

A është kjo e drejtë?

Jo.

Është e padrejtë, është e padenjë dhe është një mënyrë e ndyrë për të bërë debat publik. Futja e hundëve në pasurinë e tjetrit, pa prova për paligjshmëri, është linçim. Është poshtërsi njerëzore. Askush nuk duhet të dënohet publikisht vetëm sepse ka para.

Por pikërisht për këtë arsye nuk duhej ta kishte bërë as ai këtë gjë ndaj të tjerëve.

Sepse një politikan që është vetë biznesmen duhet të ishte i pari që të mbronte parimin se pasuria private nuk është faj. Se barra e provës nuk i takon qytetarit, por shtetit, dmth prokurorit të shtetit, jo deputetit. Se ligji nuk funksionon mbi zilinë, por mbi faktet.

Në një shoqëri të lirë, njeriu nuk ka detyrimin t’i japë llogari turmës pse është bërë i pasur. Ai ka detyrimin t’i japë llogari vetëm ligjit. Dhe ligji nuk pyet me hamendje; ligji kërkon prova.

Parimi është i thjeshtë: njerëzit kanë të drejtë të pasurohen. Shumicën e rasteve, ata që krijojnë më shumë pasuri janë edhe më të zotët në atë që bëjnë. Kjo vlen edhe për Agronin.

Natyrisht, përjashtimet ekzistojnë dhe kur pasuria është produkt i krimit, përgjigjja duhet të jetë hetimi, gjykimi dhe dënimi, jo shpifja, zilija apo gjyqi i turmës. Aq më pak gjyqi politik i të zgjedhurve në Parlament.

Pyetja idiote “si u bë i pasur ai?” nuk mund të jetë zëvendësim për drejtësinë.

Po pyetja “si u bëre deputet, dmth sa lekë pagove”, kur ja bën tjetrit, pse të mos të ta bëjnë edhe ty?! Steroitipi i deputetit që vjen nga bisnesi është se ai paguan… Kështu është krijuar ky steriotip. Ndaj po e kruajte me tjetrin do të kruhen eehe me ty.

Prandaj kujdes me armët që zgjedh në politikë. Sepse ato nuk mbeten përgjithmonë në dorën tënde. Vjen një ditë dhe i merr dikush tjetër.

E atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse të përballesh me atë që ke mbjellë.

Sepse karma nuk harron.

Dhe, nganjëherë, është vërtetë bitch.

karma Manjani ylli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

20:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.