Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

“Kur Kiço Blushi me Nikollë Lesin bënë lëmsh një Shqipëri të tërë tek sajonin duke pirë birrë ndryshime në qeverinë e Metës”

14:02 / February 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
enkel demi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njoha fillimisht ata të dy, Alfons Gurashin dhe Agron Çobanin. Më pas Kiço Blushin.

Ata ishin tre… dhe e kishin për zemër të gjerbnin kafe apo të shkonin në ndonjë katund të Tiranës të rrëkëllenin ndonjë gotë me meze.

I punonin rrengje sho-shoqit dhe ua tregonin të tjerëve. Vinin në lojë veset, ngulamendjet e njëri-tjetrit, por nuk bënin asnjëherë llogje Kavaje për askënd. Ju pëlqente të qeshnin e të gëzonin atë çka u jepte jeta sot, sepse e djeshmja mund kishte qenë fshikulluese, të nesërmen e prisnin me mospërfillje, tek shuanin një duhan apo shihnin një gotë qelqi të zbrazur.

Ata ishin tre…, pastaj u bënë dy, pastaj një, kurse sot janë përsëri tre. Kam vite që i urrej mortet, nuk shkoj në varrime. Ajo udhë e heshtur, kur duhet të shtijmë të ndjerin në varr, ta mbulojmë me dh?¨, më kall datën. Por, nuk kam fuqi të ndal kujtimet, ndaj jetoj duke i ngrohur ato sikur me qenë klloçkë që kërkon të nxjerrë nga veza ata që ikin. Alfons Gurashi më mësoi sa larg duhet t‘i rrija mikrofonit në radio; një pëllëmbë, nëse do flisja me zë të qetë, dy pëllëmbë, nëse më duhej të isha thërritës.

Agron Çobani u thoshte nëpër shkallë “koleg” të gjithë atyre që solli partia në punë në vitin 1994 në Radio Tirana, duke na zënë vendet ne të tjerëve që kishim kaq kohë që bënim emisione. Sot e kësaj dite e përdorim “koleg” për të shpotitur ndonjë të pagdhendur.

Kiço Blushi bashkë me Nikollë Lesin bëri lëmsh një Shqipëri të tërë, tek sajonim duke pirë birrë në Kopenhagen ndryshime në qeverinë e Ilir Metës. Të nesërmen, kur telefoni i Qemal Minxhozit ulërinte nga thirrjet (meqë ne të tjerët nuk kishim /roaming/) qeshte me të madhe dhe thoshte: “Niko, na ka rrjedhur Shqipëria!”.

Sot, mësova që iku i fundit prej asaj Tirane, ku këta burra kishin guximin ta vinin në lojë dhe ta përqeshnin. Ky qytet po humb barin prej betonit, cinizmin, ironinë therrëse, gazmendin prej atyre që po ikin. Unë as nuk di t’i përcjell….

Enkel Demi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë fshihet pas lotëve të krokodilit për Thaçin në Tiranë dhe Prishtinë

20:30 / September 21, 2026

Leximi i numrave ose, mjerim opozitar!

17:19 / September 20, 2026

Derisa të jemi kaq të këqinj dhe kundër njëri-tjetrit përballë të huajve…

13:00 / September 20, 2026

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

21:40 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.