Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kur ndanin paratë në kabinë e fiknin dritën”/ Si bashkëpunonin të arrestuarit në Morinë 

14:18 / April 13, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
D05B0A09 FDE9 4DFE 84A3 261AC7C22F12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazeta Express ka siguruar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj 14 zyrtarëve policorë të arrestuar në rastin e njohur “Pika 2”, nën dyshimet për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Prokuroria pretendon se rreshteri policor R.K., ka qenë në dijeni se vartësit e tij janë duke pranuar shuma të ndryshme të parave në formë të ryshfetit, por i njëjti nuk ka ndërmarrë veprime në drejtim të ndalimit të kësaj veprimtare, përkundrazi është përfshirë edhe vetë në ndarjen e shumave të parave.

Prokuroria Speciale pretendon se rasti kur rreshteri policor ka ndarë paratë të cilat i ka “fituar” zyrtari policor F.H., gjatë ndërrimit, ka ndodhur më 8 mars të këtij viti. Por fillimisht ai ishte kujdesur që ta ndalte dritën e kabinës.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës shkruan se mëngjesin e asaj dite në kabinë hyn rreshteri policor R.H., “i cili fillimisht kontrollon dritaren pastaj kthehet e ndalë dritën e kabinës dhe afrohet tek tavolinat. Aty vjen zyrtari policor F.H., ku me dorën e majtë nga xhepi i majtë nxjerr disa kartëmonedha, të cilat i shpalon para rreshterit ku disa i ndan në dorën e djathtë e disa në dorën e majtë, vërehet se në dorën e majtë janë 2 kartëmonedha, njëra 10 euro dhe tjetra 5 euro, ndërsa rreshteri vërehet se nga dy duart ia merr nga një monedhë të cilat i futë në xhepin e majtë të jaknes, pastaj del nga kabina e pas tij del edhe zyrtari policor”.

“F.H., në cilësi të zyrtarit policor me detyrë në Pikën Kufitare në Vërmicë në vazhdimësi nga data 26.02.2022 deri më datë 08.03.2022, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe të tjerët ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar e me marrje të ryshfetit, u ka mundësuar hyrje pa i kontrolluar automjetet dhe personat në kundërshtim me ligjin, për “Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror”, duke u mundësuar transportuesve kontrabandimin e mallrave apo hyrjen e personave të dyshuar apo me pengesa ligjore pa u regjistruar në sistemin SMPK. E me datat 26.02.2022 rreth orës 15.18 derisa ishte në detyrë në kabinën numër 4, për kontrollin e pasaportave i pranon dokumentet nga qytetari A.G., shtetas i Republikës së Kosovës, dhe më datën 8.03.2022 në vendin e njëjtë në kabinën numër 1 në orën 10:00, derisa ishte në detyrë në kabinën për kontrollin e pasaportave e cila në ato momente nuk ishte duke u shfrytëzuar për kalimin e personave dhe automjeteve, në kabinë hyn rreshteri policor R.H., i cili fillimisht kontrollon dritaren pastaj kthehet e ndalë dritën e kabinës dhe afrohet tek tavolinat. Aty vjen zyrtari policor F.H., ku me dorën e majtë nga xhepi i majtë nxjerr disa kartëmonedha, të cilat i shpalon para rreshterit ku disa i ndan në dorën e djathtë e disa në dorën e majtë, vërehet se në dorën e majtë janë 2 kartëmonedha, njëra 10 euro dhe tjetra 5 euro, ndërsa rreshteri vërehet se nga dy duart ia merr nga një monedhë të cilat i futë në xhepin e majtë të jaknes, pastaj del nga kabina e pas tij del edhe zyrtari policor”, thuhet në aktvendimin e gjykatës të cilin e posedon Gazeta Express.

Tutje për rreshterin thuhet se nuk i ka ndaluar veprimtarinë e marrjes së ryshfetit nga vartësit e tij, edhe pse ka qenë në dijeni, por ka bashkëpunuar me ta në ndarjen e parave.

“Për R.K., me detyrë mbikëqyrës i ndërrimit në Pikën Kufitare në Vërmicë, duke keqpërdorur detyrën zyrtare në atë mënyrë që edhe pse ka qenë në dijeni që vartësit e tij janë duke pranuar shuma të ndryshme ta parave në formë të ryshfetit nuk ka ndërmarrë veprime në drejtim të ndalimit të veprimeve inkriminuese përkundrazi edhe vetë është përfshirë në ndarje të shumave të parave të cilat i kishte marrë nga vartësit e tij, siç ka vepruar në rastin më lartë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.