“Jam Tirons me vlla…në Tironë jam rritur shpesh me shokët bënim shaka duke fol tirons”. 12 vite pas kësaj deklarate që Pirro Dhima ka bërë në një rrëfim të emisionit Exclusive, me sa duket sot ka ndryshuar mëndje. Në një shkrim të gazetares Elena Akrita ajo e përmend Pirro Dhimën si kampionin grek me origjinë shqiptare.
Kjo gjë me sa duket e ngacmoi Pirron, kampionin dhe rekordmenin shqiptar të peshëngritjes, i cili në një mesazh dërguar gazetares e korrigjon duke i vënë theksin faktit se ishte një grek i lindur në Shqipëri.