Tommy Woosley ishte në shtëpinë e tij kur një objekt i çuditshëm i bie nga qielli duke e dëmtuar.
Fillimisht u mendua se objekti mund të ketë rënë nga ndonjë mjet fluturues, por Administrata Federale e Aviacionit e ka përjashtuar këtë duke thënë se objekti nuk ka rënë nga asnjë aeroplan.
Ngjarja ndodhi në Louisville të SHBA, në shtëpinë e Tommy në Burgin.
Ashtu si Administrata Fedarale e Aviacionit dhe ajo e hekurudhës tha se njësitë e tyre të transportit nuk kanë lidhje me këtë objekt.
Dhe garda Kombëtare që ka një bazë ushtarake aty afër nuk e mori përsipër përgjegjësinë. Fillimisht autoritetet menduan se objekti ra nga një avion, por ja që nuk u morr përgjegjësia.
Po nga erdhi ky objekt? Për momentin ai është në zyrën e sherifit të Mercer County për hetime të tjera.