Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mero Baze / Kur shqiptarët bëjnë sikur “qajnë”, për Kosovën

20:09 / May 8, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mero BAZE 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Në pranverën e vitit 1995, Ibrahim Rugova kishte vendosur të takonte partitë e opozitës në Tiranë. Pas përdorimit që Berisha I kishte bërë emrit të tij për referendumin e dështuar për Kushtetutën, ai shikonte nevojën e vendosjes së kontakteve me partitë e tjera politike. Kishte planifikuar të takonte Partinë Socialiste, Socialdemokratët e Gjinushit dhe Partinë Demokratike . E shoqërova si gazetar në të tre takimet.

Në dy prej tyre, ndodhën dy incidente që e shpjegojnë më së miri si e njeh Shqipëria, Kosovën.

E para ishte tek Partia Socialidemokrate.

Në takim ishte Skënder Gjinushi, Paskal Milo dhe Gaqo Apostoli.

Gjinushi dhe Milo ishin shumë të qartë në bisedë, të kthjellët për Kosovën, të kujdesëshëm politikisht dhe dukej se e dinin me kë flisnin dhe përse flisnin. I treti ishte Gaqo Apostoli. Për të folur dhe ai një fjalë, si dy udhëqësit e tjerë, ai pyeti Rugovën.

-Zoti President, aty në Gostivar ndodhi një ngjarje e rënd. Si e përballuat se me sa dëgjova u vra dhe dikush se ngriti flamurin?

Rugova që ishte mësuar me mosnjohjen e Shqipërisë për Kosovën, e kaloi me sportivitet.

-Po kam dëgjuar,- tha. Në kthim do ndaloj të takoj kryetarin Gligorov dhe t’ia theksoj se është e rëndësishme të mbrohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

-Ah… po, se Gostivari është I Maqedonisë, -tha Gaqua dhe çdo gjë kaloi me një të qeshur.

E dyta ishte me Tritan Shehun. Rugova u  takua formalisht dhe me Tritan Shehun meqë ai ishte kryetar në detyrë I PD. Pas takimit, isha tek Vila 31 ku rrinte Rugova dhe sekretari I tij më thotë se ky Tritan Shehu është I çmend.

-Pse, -I thashë.

-Kqyr mor ça ka shkru në komunikatë shtypi, thotë, dhe më vuri para një faks shkruar me makinë shkrimi ku thuhej se  “biseduam me Presidentin Ruogva për arritjen e autonomisë së Kosovës….”

-A është mor normal ky njeri?

Më kapi gazi pasi përfytrova Tritanin me tre telefona në dorë, një duk I thënë sekretares shkruaj, tjetrin duke fol me Doktorin e tjetrin për ndonjë pazar.

Fola me Berishën për gafën e komunikatës me qëllim që të frenonte trasmetimin në TVSh.

Dy minuta më vonë mori sekretarja e Tritanit të më sqarone dhe mua si gazetar se ishte një lapsus, ajo puna e autonomisë, pasi Tritani mbante mend që ja kanë heq autonominë Kosovës dhe nuk e dinte që ja kishin kthyer…..

Mu kujtuan kjo histori ndërsa shoh këtë dalldinë e analistëve dhe politikanëve periferikë dhe histerikë të Shqipërisë, të cilët befas janë kujtuar për Kosovën dhe kanë zbuluar se dikush po e copton dhe po e shet. Mes tyre pash dhe Tritanin dje në një panel që së bashku me Mesilën kishin gjetur dhe armikun, që quhej Baton Haxhiu.

Problemi nuk është se thonë broçkulla për publikun shqiptar, se publiku shqiptar, është pak a shumë si ata për Kosovën. As e njeh mire Kosovën dhe as merakoset shumë për hallet e saj. Po ashtu as Edi Ramën nuk është se e dëmtojnë politikisht.

Por problem I këtyre debateve të cekëta televizive, të shpifura, qesharake, banale, histerike, dhe pa asnjë përmbajtje, është se ato shikohen në Kosovë. Dhe atje befas, ata që na adhurojnë si toka mëmë, që mendojnë se ne e kemi mendjen tek ata, që mendojnë se jemi “ëngjëll mbrojtës” për ta, dhe akoma më shumë, ata që mendojnë tani në Kosovë, se dikush në Shqipëri po I shpëton nga humbja e Veriut dhe fitorja e Preshevës, befas shikojnë një tufë idjotësh histerikë që thonë broçkulla për Kosovën.

Është e dhimbshme ta shikosh si shqiptar I Kosovës këtë diaren e ligjërimit publik të Shqipërisë për Kosovën, nga politikanë të cekët , sharlatanë, nga gra histerike që bëjnë si burra të fort dhe mbi të gjitha nga gazetarë që kurrë nuk janë marrë me Kosovën, që kur I shikon se çfarë thonë të krijohet ideja që Kosova është një livadh i Ramushit, që do ti shes Hashimi me këtë Batonin, por ai s’do, se kështu I ka pas ik një livadh në Dukagjin, për llogari të Malit të Zi.

Është më mirë ta dëshpërosh Kosovën, duke I thënë nuk kemi punë me ju dhe vrisni veten, se sa tu thuash “ne po të dalim zot” dhe ata befas shikojnë, që ëngëjt mbrojtës të Kosovës, nuk e kanë haberin as për Kosovën dhe as për problemet e saj. Thjesht tregojnë se Shqipëria as e njeh, as e kupton dhe as nuk di si ta ndihmojë Kosovën. Pasi gjithonë I duhet ta përdor për hallet e saj.

Mero Baze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

(Pa)Mundësia si alternativë politike…

10:44 / July 13, 2026

Revolucionarizohet edhe Fevziu

13:01 / July 11, 2026

Ruajuni nga ata që nuk ju çojnë në gjykatë për terrorizëm!

20:55 / July 10, 2026

Ligësia e Patridiotëve

12:09 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.