Kjo foto është cilësuar si një ndër 500 fotografitë më të mira në botë dhe është shkrepur nga i madhi Kel Marubi, këtu e rreth një shekull më parë.
Mes 11 personazheve të fiksuara në celuloid ndodhen edhe Kapiteni Mark Reka e Bajraktari i Shalës. Ishte viti 1922 kur Parlamenti miratoi ligjin që detyronte popullsinë civile që tia dorëzonte armët që i mbanin pa leje, shtetit.
Kishte 10 vjet që ishte shpallur pavarësia e Shqipërisë dhe qeveritë e kohës po bënin përpjekje për futjen e rregullave moderne në funksionimin e shtetit.
Kjo foto është përfshirë në albumin “The Photo Book”, botuar në Londër në vitin 2000, nga shtëpia botuese “Phaidon”. Në të janë përfshirë 500 foto nga 59 vende të ndryshme realizuar përgjatë 150 viteve të historisë së artit fotografik botëror.