Përfaqësuesja e ISHP-së, Roven Daja bëri të ditur se testi i parë për COVID-19 në Shqipëri është kryer më 31 janar.
Ajo tha se testi i parë është kryer në Laboratorin e Virologjisë në këtë datë, pa dhënë detaje se si rezultoi personi që bëri tamponin.
Ndërkaq, për riatdhesimet e shtetasve shqiptare që nuk karantinohen në Kavalishencën në Durrës, Daja tha se janë vendosur në struktura të posaçme pasi numri i tyre është i lartë.
