Nëse jemi në stinën e verës ende nuk jemi mësuar me këtë fakt, pasi dielli dhe temperaturat normale për këtë stinë mungojnë. Kjo javë ka nisur me një mot të paqëndrueshëm, me rrebeshe shiu që kanë sjellë mjaft probleme në qarkullim dhe jo vetëm.
Por si pritet të jetë moti në vijim dhe kur do të vije vera?
Sipas Meteoalb, e hëna mbetet me shi mesatar dhe lokalisht intensiv deri vonë pasdite kur shiu pakësohet ndjeshëm në vend. E marta vijon me kthjellime e vranësira të herë pas hershme por me shira të përkohshëm vetëm në zona të izoluara Lindore.
E mërkura sjell kryesisht kthjellime në territor. Ndersa temperaturat janë ulur sot në mesditë, rënia vijon edhe të hënën por e marta rrit lehtë temperaturat në vend, më e ndjeshme gjatë mesditës. E mërkura dhe në vijim sjellin rritje të ndjeshme të temperaturave; priten maksimume 30°C.
