Pas Krujës dhe Kurbini po kthehet në një vatër të nxehtë të koronavirusit në Shqipëri, teksa për një ditë janë shënuar plot 12 raste të reja në këtë zonë.
Bëhet e ditur se të infektuar janë punonjës të një fasonerie në Krujë, qyteti tjetër që është kthyer në vatër të nxehtë, ku një ditë më parë kishte pothuajse gjysmën e rasteve të reja me koronavirus, ndërsa sot u identifikuar pesë raste të reja.
Panorama raporton se punonjësit e bënin çdo ditë rrugën vajtje ardhje me autobus. Aktualisht Kurbini me shifrat e sotme shkon në 19 persona të infektuar.
