Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kuronte” Covidin, kurthi i agjentes dhe përgjimet e mashtruesit: A i more lekët për ilaçin?

19:56 / July 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
frederik frrokaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për 56-vjeçarin Frederik Frrokaj, i cili përmes mashtrimit tregtonte një medikament me pretendimin se kuronte sëmundjen e koronavirusit.

56-vjeçari u arrestua në korrik të vitit të kaluar, pasi publikoi në Facebook një video me titull “A e dini si shërohet COVID-19?” ku reklamonte një medikament të krijuar prej tij duke pretenduar se shëronte sëmundjen Covid-19, por në fakt ishte mashtrim.

Për të dokumentar këtë aktivitet kriminal, prokuroria infiltroi dy agjentë të policisë dhe pasi kanë lënë takim me 56-vjeçarin blenë medikamentin kundrejt shumës prej 20 mijë lekësh.

Në një tjetër episod ishte nipi i Frederik Frrokajt, Henri Frrokaj i cili me porosi të xhaxhait të tij, i çon agjentes dy flakonte për shumën e 40 mijë lekëve, por në momentin e dorëzimit arrestohet.

Nipi nuk arriti që t’i merrte lekët. Gjatë kohës që të dy xhaxha e nip kanë qenë të ndaluar në drejtorinë e policisë, nga përgjimi ambiental rezulton se xhaxhai e pyet nipin “A i more lekët?”.

Ndërsa nipi i tij, Henri Frrokaj i përgjigjet se nuk i mori, pasi në momentin që i dorëzoi ilaçin “ndërhyri policia”.

Më pas janë realizuar analizat dhe ka rezultuar se ky produkt ishte i rremë me përbërje të të cilit 80% e sasisë është kripa. Tashmë, dosja ndaj tij është dorëzuar në gjykatë me akuzën e mashtrimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.