Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Kurth politik”, Fredi Beleri flet për median greke dhe hedh akuza ndaj Prokurorisë: Dëshmitari gënjeu dhe…

09:28 / November 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beleri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fredi Beleri edhe pse në burg, jep intervista të shpeshta për mediat greke. Këtë herë, fituesi i zgjedhjeve për bashkinë e Himarës, foli përmes një telefonate për kanalin televiziv grek Open TV. Ai tha se çështja mesa duket është një kurth politik i ngritur nga një person.

“Pohimi i dëshmitarit si dhe i drejtorit të policisë se dëshmitari është paguar për dëshminë, në çdo vend demokratik do të mbyllte edhe çështjen gjyqësore. Fakti më shqetësues i seancës dëgjuese është pikërisht se u zbulua se prokuroria nuk kishte dijeni për pagesën që kishte dhënë policia”, është shprehur kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.

Në vijim Beleri është referuar dhe në aktin e pranimit të dëshmisë së dëshmitarit bazë me dyer të mbyllura duke theksuar se ky akt i prokurorisë përbën një tjetër shkelje ligjore, e cila nuk parashikohet në procedura gjyqësore. “Ata i bënë këtë nder. Dëshmitari ka mashtruar duke pretenduar se i ishte kërcënuar jeta. Prokuroria i bëri një nder që të mos i nënshtrohej presionit të publikut, duke i lejuar të dëshmojë me dyer të mbyllura”, ka thënë ai.

Beleri ka komentuar dhe vonesën e dhënies së lejes nga Gjykata e Lartë për ta lejuar të betohet si kryebashkiak i Himarës duke thënë se “kjo formë trajtimi vërteton se këtu ndodh gjithçka tjetër përveç drejtësisë së pavarur. Fakti që nuk më japin leje dhe më mbajnë në paraburgim ka për qëllim mosmarrjen e detyrës së kryebashkiakut nga ana ime”. Në fund Beleri i ka bërë thirrje popullit të Himarës japin edhe këtë betejë sëbashku e të bëjnë durim se e drejta gjithmonë triumfon.

Fredi Beleri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.