TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Ja përse në ashensorë ka gjithmonë pasqyrë

23:58 / August 12, 2022

Zbulohet këngëtarja e njohur shqiptare që do performojë në Sunny Hill në Tiranë

23:49 / August 12, 2022

Synimi i rradhës Hollywood-i, Delinda Disha ndan me ndjekësit ëndrrën e saj

23:44 / August 12, 2022

Ndodh puthja e parë te ‘Kepi i tundimeve’

23:34 / August 12, 2022

Shenjat paralajmëruese që tregojnë se vuani nga ankthi

23:29 / August 12, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Kurti dhe Vuçiç pranojnë ftesën e BE-së, ja kur do të takohen në Bruksel

17:53 / August 4, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve, konfirmoi për mediat zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.

Mund të konfirmoj se pasi përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ftoi të dy palët në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç kanë pranuar ftesën e tij. Ata do të mirëpriten në Bruksel më 18 gusht nga Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd”, tha Stano.

Ai shtoi se më vonë do të japin detaje të tjera për agjendën e takimit të 18 gushtit.

Më 1 gusht, Borrell kishte njoftuar për ftesën për vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Kjo ftesë erdhi në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pasi serbët lokalë vendosën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kishin të bënin me dokumentet dhe targat serbe.

Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e këtyre dy vendimeve.

Në ftesën e Borrellit u tha se në takim do të bisedohej për të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve.

Takimi i 18 gushtit do të jetë i treti midis Kurtit dhe Vuçiçit. Ata në kuadër të dialogut janë takuar dy herë gjatë vitit të kaluar, por dy takimet nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat konkret.

Një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë ishte paraparë të mbahej më 19 korrik, por sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, takimi u shty me kërkesën e Vuçiçit.

“Ne jemi për dialog të përgatitur mirë, parimor, të balancuar drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke. Gatishmëria nga ana jonë ekziston”, ka deklaruar Kurti gjaët një konference për media në Prishtinë më 1 gusht.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, një ditë më pas konfirmoi se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për dialog, por shtoi se nuk pret asgjë nga ky takim.

“Gjithçka është konsumuar dhe ju më nuk e dini se çfarë mund të bëni. Unë do të shkoj, por nuk pres asgjë. Kushdo që mendon se me [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurti ka gjasa të ruhet paqja, e ka shumë gabim”, tha Vuçiç.

Dialogu në Bruksel ka nisur më 2011. Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kosova insiston se një marrëveshje finale do të duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, ndërkaq Serbia argumenton se dëshiron një zgjidhje kompromisi./ Rel

Albin Kurti BE Vucic
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ambasadori britanik: Të gjithë emigrantët e paligjshëm do kthehen nga Anglia, s’do shkelin më kurrë në MB

23:06 / August 12, 2022

Masakra në Mal të Zi/ Ky është autori, vrau 10 persona pas sherrit për qiranë, mes viktimave dy fëmijë

22:52 / August 12, 2022

Publikohet urdhri që lejoi FBI të kontrollonte rezidencën e Donald Trump

22:48 / August 12, 2022

U gjetën pa jetë pas disa javësh në dhomat e gjumit, misteri që rrethon vdekjen e dy motrave saudite në Australi

22:41 / August 12, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Ambasadori britanik: Të gjithë emigrantët e paligjshëm do kthehen nga Anglia, s’do shkelin më kurrë në MB

23:06 / August 12, 2022

Përmbysja e kamionit me grurë në autostradë, reagon ashpër Erion Braçe: Është e shëmtuar, buka nuk shkelet! Ju zotërinj të policisë…

21:46 / August 12, 2022

Përplasen dy makina në aksin Levan-Tepelenë, 8 të plagosur në spitalin e Fierit

21:21 / August 12, 2022

“Do ketë ‘non grata’ të tjerë”- Ambasadori britanik paralajmëron: Do bëhen rutinë! Deri në fund të vitit…

20:37 / August 12, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Ja përse në ashensorë ka gjithmonë pasqyrë

23:58 / August 12, 2022

Zbulohet këngëtarja e njohur shqiptare që do performojë në Sunny Hill në Tiranë

23:49 / August 12, 2022

Synimi i rradhës Hollywood-i, Delinda Disha ndan me ndjekësit ëndrrën e saj

23:44 / August 12, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.