Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kurti i ka propozuar BE-së një listë me 5 pika për të çtensionuar situatën në veriun e Kosovës

12:07 / June 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1686648589 kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se i ka propozuar BE një listë me 5 pika për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës.

Në një konferencë për gazetarët, kreu i qeverisë së Kosovës tha se ende është në pritje, pasi nuk ka marrë një përgjigje nga kryediplomati evropian Josep Borrell. 2 prej pikave të rëndësishme është zhvillimi i zgjedhjeve të reja dhe rikthimi në tryezën e dialogut, e ndërsa në asnjë rresht të saj nuk flet për Asociacionin.

Në vazhdimësi të bisedimeve për të zgjedhur një zgjidhje, kryeministri tha se kishte shprehur gatishmëri që të takohej këtë javë me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell.

Hapi 1: Sundim i ligjit në 4 komunat në veri të Kosovës. Situata nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi më 29 maj e bën urgjent sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve e Policisë së Kosovës. Identifikimi, ndjekjen penale të të gjitha grupeve që kanë sulmuar KFOR-in, Policinë dhe gazetarët. EULEX-i të monitorojë situatën.

Hapi 2: Grupet e dhunshme tërhiqen nga Kosova. Bazuar në parimin e proporcionalitetit Policia e Kosovës do të tërhiqet nga objektet e komunave nw veri.

Hapi 3: Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.

Hapi 4: Qeveria e Kosovës koordinohet dhe shpallë zgjedhje të parakohshme në 4 komunat në veri. Zgjedhjet të organizohen në një atmosferë zgjedhje të lirë, liberale.

Hapi 5: Kosova dhe Serbia kthehen në dialog, dhe Brukseli harton një plan për zbatimin e marrëveshjeve. Udhëheqësit takohen në Bruksel gjatë kësaj jave.

Albin Kurti BE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

15:07 / July 22, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.