Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kurti: Ne kemi mbështetje nga populli, sulmet nga opozita janë prej xhelozisë

21:52 / February 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një intervistë ekskluzive në Top Story përballë Grida Dumës, kryeministri Albin Kurti në prag të zgjedhjeve, ka folur mbi mandatin e tij 4-vjeçar dhe ambicien për ta qeverisur Kosovën si forcë e vetme edhe për një tjetër mandat.

“Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që pas shpalljes së pavarësisë. Ndonëse janë të rregullta nuk janë zgjedhje të zakonshme, meqë këto që kemi bërë në këto katër vite është e paparë për Kosovën. Nesër ne e quajmë ditë referendumi. Zgjedhje të rregullta do të ketë në 2029”, tha ai. Kurti tha se në këto katër vite kanë pasur mbështetje të popullit duke shtuar se nuk ka pasur asnjë protestë, por se kundërshtia ka qenë nga opozitarët, që i cilën për arsye xhelozie.

“Nuk kam pushtet më shumë se ata para nesh, por kemi mbështetje më shumë se ata para nesh. Kishim qëndrueshmëri sepse populli na ka besuar. Besoj se ia kemi kthyer besimin. Rritja ekonomike ka qenë rekord, pa rënë asnjëherë nën 4%, investimet kapitale i kemi pasur rekord në vitin e kaluar. Këto janë fakte! Si i bëhet që në katër vite nuk kishte as protestë?! Kurrë nuk ka qenë mirëqenia më e lartë në Kosovë historikisht. Ka kënaqësi për popullin, por ka pakënaqësi opozitare, sepse ka shumë inat dhe xhelozi”, shton Kurti.

Sa i përket largimeve të shtetasve të Kosovës nga vendi, ai shprehet se nuk është më e lartë se më parë, duke shtuar se në qeverisjen e tij ka pasur më shumë kthime të mjekëve dhe infermierëve, sesa largim të këtyre të fundit. “Viti i parë është 2024 kur kemi më shumë mjekë e infermierë që janë kthyer në Kosovë sesa janë larguar”, deklaroi Kurti në Top Story.

Kurti foli edhe për çmimin e energjisë elektrike në Kosovë. “Në vitin e parë kemi pasur krizë të trefishtë, pandemia, kriza e inflacionit dhe energjetike. Ne dolëm fitimtarë. Këtu nuk kam gjetur asnjë vaksinë dhe as kontratë dhe për 5 muaj kemi arritur që me një vaksinë mbi gjysma e popullsisë të jenë të vaksinuar. Nuk është energjia e lartë në Kosovë. Krizën e inflacionit e kemi kaluar me sukses”, tha ai. /TCH/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.