Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kurti : Nuk tolerojmë prekjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

19:55 / October 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk do të lejojë prekjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

Gjatë një fjalimi në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti foli për luftën e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, duke thënë se “ashtu siç veproi Serbia dje” me luftërat në Ballkanin Perëndimor, ashtu “po vepron Rusia sot”.

“Le ta dinë të gjithë, kur kërkojmë të respektohet pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, as që bëhet fjalë të mendohet se do tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës. Këto nuk janë të diskutueshme asnjëherë, askund për neve”, tha kryeministri Kurti.

Ai porositi se bota po përballet me rikthimin e politikës fashiste, që tha se po sponsorizohet nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“Pikërisht sot është rikthyer në rend të parë rëndësia e të qenit anti-fashist, kundër diskriminimeve me bazë gjinore, etnike, fetare, kundër çdolloj diskriminimi”, theksoi Kurti.

Kurti tha se Serbia dhe Rusia kanë lidhje historike e kulturore, “në linjat e autokracisë e të despotizmit, të agresionit dhe gjenocidit”.

Serbia është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Megjithatë, Beogradi ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë Moskën për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Kosova i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Po ashtu, institucionet u kanë ofruar strehim të përkohshëm disa gazetareve ukrainase.

Serbia ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe llogaritë në Moskën kur bëhet fjalë në bllokimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë dialog që ka për qëllim normalizimin e plotë të raporteve. Prishtina kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, por Serbia thotë se do një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

U shty për shkak të protestave/ Panairit të Librit, do të mbahet më 24-28 dhjetor

15:16 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.