Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbim Miroslav Lacjak, deklaroi se Kosova e pranon propozimin evropian, të njohur si planin franko-gjerman.
Sipas Kurtit, një propozim i tillë është një bazë e mirë për të ecur përpara me diskutimet.
“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje”, ka shkruar Kurti.