Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kurti: Serbia po armatos ushtrinë me armë nga Rusia dhe Kina

16:30 / September 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
akurti 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mundësinë e një lufte në Kosovë, duke thënë se Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina.

Për gazetën kroate “Vecernji list”, Kurti ka thënë se beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt, derisa ngriti shqetësimet për bazat serbe në kufirin me Kosovën, transmeton Gazeta Express.

Duke thënë se rreth kufirit të Kosovës me Serbinë në anën serbe janë 48 baza operative sulmuese progresive, Kurti shtroi pyetjen se nëse nuk ka përgatitje për luftë, pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar dhe në të njëjtën kohë, dy stërvitjet më të rëndësishme ushtarake që kishin qenë të njohura si

“Mburoja Sllovene” dhe “Vëllazëria Sllovene”.

“Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina dhe dëshiron që Ballkani disi të vendoset si një alternativë ndaj Perëndimit demokratik”.

Ndër të tjera, Kurti ka treguar që e kundërshton kundërshton themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe sepse do të ishte “parathënie e krijimit të Republikës Srpska të re”.

Ai theksoi se përderisa serbët i kanë këto ëndrra për Kosovën si pjesë e Serbisë, këto ëndrra do të kthehen në makth për të gjithë Ballkanin, duke theksuar se në Ballkan nuk mund të ketë luftë pa Serbinë, as paqe pa shqiptarë.

Sipas Kurtit, gjëja më e rrezikshme është se lidershipi i Serbisë e konsideron Rusinë nënë e tyre dhe për këtë kemi rrethana të tilla në Ballkan me shumë rreziqe dhe frikë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cënuan perimetrin e sigurisë në shkolla gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 12 protestues, procedohen 15 të tjerë

11:24 / September 15, 2026

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

11:20 / September 15, 2026

Edmond Ahmeti emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

10:21 / September 15, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton masën e arrestit për Veliajn

10:14 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.