TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Veliaj: Tirana një nga qytetet më të pastra në rajon, e thotë çdo turist. Ndryshimi si nata me ditën me zhulin e 8 viteve më parë

14:09 / April 2, 2023

Edi Rama në Itali, do të takohet me Vuçiçin dhe Kovaçevskin në kuadër të nismës “Open Balkan”

14:03 / April 2, 2023

Bare lë pas dëmtimin dhe rikthehet në fushë

13:53 / April 2, 2023

Avokati i ri i Popullit do të zgjidhet pas 14 Majit, Balla: Deputetët që të fokusohen tek zgjedhjet

13:48 / April 2, 2023

Suella Braverman insiston: T’i çojmë emigrantët në Ruanda! Shoqëria civile: Ajo jeton në planet tjetër

13:43 / April 2, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Kurti: Shpresoj që marrëveshja me Serbinë të nënshkruhet në takimin e Ohrit

22:44 / March 10, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se shpreson që më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë planin e zbatimit për Propozimin evropian për normalizim të raporteve mes dy vendeve.

Në një intervistë për “Euronws”, Kurti ka thënë se marrëveshja duhet të ishte nënshkruar në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, por sipas tij, nuk ka ndodhur pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka dashur.

Kreu i ekzekutivit ka deklaruar se Kosova duhet t’i normalizojë raportet me Serbinë.

“Marrëveshjen është dashur ta nënshkruajmë më 27 shkurt. Fatkeqësisht, presidenti i Serbisë nuk deshi. Për këtë qëllim, ky traktat që është propozuar nga 27 vendet e BE-së, është bazë për të ecur përpara dhe shpresojmë ta arrijmë më në fund më 18 mars”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se do të shkojë në Maqedoninë e Veriut me mirëbesim e me vullnet të mirë, për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

“Kosova është një vend normal, por nuk ka marrëdhënie normale me Serbinë. Në këto dy vjetet e fundit kemi pasur një progres të paprecedentë ekonomik dhe demokratik në vendin tonë, gjë që na vendos në drejtim të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut dhe rritjes në krye të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, unë e pranoj se ne duhet të normalizojmë marrëdhëniet dhe për këtë qëllim, ky traktat bazë që është propozuar nga BE-ja, është një terren i fortë për të ecur përpara dhe shpresojmë ta arrijmë përfundimisht në 18 mars”, ka shtuar Kurti.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për përmbajtjen e Propozimit evropian, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Diskutimet janë duke vazhduar për planin e zbatimit. Për këtë qëllim, krerët e dy shteteve do të takohen më 18 mars në Ohër.

Albin Kurti marreveshje oher
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Suella Braverman insiston: T’i çojmë emigrantët në Ruanda! Shoqëria civile: Ajo jeton në planet tjetër

13:43 / April 2, 2023

Në garë për t’u bërë President i Malit të Zi, por Milatoviç harron kartën e identitetit

13:38 / April 2, 2023

Plani i Ukrainës për të çliruar Krimenë e pushtuar nga Rusia, përfshin dy hapa

11:23 / April 2, 2023

Bullgaria mban sot zgjedhjet parlamentare, për herë të pestë në dy vite

11:09 / April 2, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Edi Rama në Itali, do të takohet me Vuçiçin dhe Kovaçevskin në kuadër të nismës “Open Balkan”

14:03 / April 2, 2023

Në garë për t’u bërë President i Malit të Zi, por Milatoviç harron kartën e identitetit

13:38 / April 2, 2023

Artiste e Popullit, Edi Rama uron aktoren Margarita Xhepa për 89-vjetorin e lindjes

12:21 / April 2, 2023

Deputetja Jorida Tabaku: Mbështes dërgimin e ligjit të tatimeve në Kushtetuese

12:16 / April 2, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Veliaj: Tirana një nga qytetet më të pastra në rajon, e thotë çdo turist. Ndryshimi si nata me ditën me zhulin e 8 viteve më parë

14:09 / April 2, 2023

Edi Rama në Itali, do të takohet me Vuçiçin dhe Kovaçevskin në kuadër të nismës “Open Balkan”

14:03 / April 2, 2023

Bare lë pas dëmtimin dhe rikthehet në fushë

13:53 / April 2, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.