Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kurtin e “pengoi” takimi në Kretë të ishte në Tiranë? Zv.ministrja Kuko pjesë e të njëjtit forum online

18:50 / July 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
359804520 762403922553615 3440970755239818672 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu deklaroi sot se kryeministri Albin Kurti nuk mundi të ishte në Tiranë në takimin informal të thirrur nga Rama që u mbajt me liderët e Ballkanit Perëndimor, pasi muaj me parë kishte konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë. Konferenca sipas Kryeziut, ishte në të njëjtën kohë dhe ditë me panelin për Ballkanin e Hapur.
Por Kurti nuk ka qenë i vetmi i ftuar në këtë forum.
Nga një status i postuar në rrjete sociale shihet se pjesë e këtij forumi ka qenë dhe zv. Ministrja e Brendshme e Shqipërisë Romina Kuko, e cila e ka ndjekur online. “Në edicionin e 25 të Simpoziumit Symi organizuar nga ish-Kryeministri i Greqisë Jorgo Papandreu këtë vit në Kretë. Keqardhje që për shkak të impenjimeve në Tiranë nuk mund të isha e pranishme fizikisht në Kretë por faleminderit teknologjisë që mundëson pjesëmarrje online. E nderuar të isha folëse në panelin për Ballkanin Perendimor”, shkruan Kuko, e cila ka postuar dhe fotot ku shihen dhe shumë të tjerë që kanë zgjedhur ta ndjekin online dhe jo fizikisht.
Me sa duket, Forumi i Kretës që mund të ndiqej edhe online nga Tirana, ka qenë më shumë një artificë e gjetur nga Kurti për t’iu shmangur takimit të thirrur nga Rama ku ishin të pranishëm dhe liderët e tjerë të Ballkanit. / tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.