Tashmë është zyrtare, demokratët kanë vendosur të djegin mandatet, dhe tashmë Basha do të mbledhë Këshillin e PD-së për të marrë “vulën” e fundit për këtë vendim.
Por çfarë thotë Kodi Zgjedhor në këtë rast?
Sipas Kodit Zgjedhor, kur përfundon lista e kandidatëve për deputetë brenda një force politike, i lind e drejta partisë së radhës brenda koalicionit me herësin më të madh. Pikëpyetja në këtë rast do të ishte nëse Basha dhe Kryemadhi besojnë realisht se edhe aleatët e tyre nuk do i tradhtojnë dhe të fitojnë mandatet. Nga ana tjetër, edhe brenda partive të tyre, kandidatët që mund të fitojnë mandatin e deputetit, mund të mos pranojnë të dorëhiqen duke kaluar me PS. Kjo do e nxirrte blof opozitën nga ana numerike, pasi debati i vetëm do të ishte më pas ai moral lidhur me mandatet.
Nëse do të shihnim listën emërore të PD-së në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-tës zëvendësues do të jenë sipas qarqeve.
Në Berat
Lefter Maliqi
Në Dibër
Edmond Isaku dhe Agron Qoku
Në Durrës
Agron Duka, Vullnet Topalli, Enri Çeno dhe Shkëlqim Fortuzi
Në Elbasan
Taulant Zeneli, Arben Elezi dhe Fitim Zekthi
Në Fier
Olsi Çukaj, Luljeta Sejko, Dilaver Kamberaj dhe Jakup Beqiri
Në Gjirokastër
Roland Bejko
Në Korçë
Andrea Mano, Ligoraq Karamelo, Fatmir Guda dhe Kristiano Koçibelli
Në Kukës
Alban Zeneli dhe Miftar Dauti
Në Lezhë
Preç Zogaj, Martin Biba dhe Luigj Gjergji
Në Shkodër
Gjokë Uldedaj, Anton Koka, Prelë Gjoni, Isuf Meta dhe Benardeta Syku
Në Tiranë
Gerti Bogdani, Fuad Haxhiymeri, Blendi Sulaj, Flamur Hoxha, Fatbardh Plaku, Dorjan Teliti, Besnik Fucia, Shkëlqim Hoxha, Ahmet Prençi, Korab Lita dhe Mirela Drragoni
Në Vlorë
Arben Ristani, Dashamir Tahiri dhe Adriatik Alimadhi
Nëse dhe këta në listë nuk paraqiten?
Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës, sipas procedurës së parashikuar në pikën 1 ose 2 të këtij neni. E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike.
Në rast kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë. Kur mandati i ndërprerë i përket një kandidati të propozuar nga zgjedhësit, mandati i kalon subjektit zgjedhor me herësin më të lartë. Kur mandati i takon një koalicioni zgjedhor, ai i shpërndahet partisë pjesëtare të koalicionit me herësin më të lartë.
LEXO EDHE: Ekskluzive / Ç’pritet pas djegies së mandateve të opozitës?