Ervin Bushati, kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, është pyetur se kush do të jetë personi që do të zëvendësojë Ilir Metën në Presidencë nëse shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.
Bushati tha se duhet një figurë përbashkuese, pasi jemi edhe në një moment të rëndësishëm për të shkuar drejt Evropës. Ai tha se emri do të konsultohet patjetër me opozitën.
“Do të përfundojë një herë procedura e shkarkimit të Presidentit. Më pas, kur të vijë momenti për të biseduar se kush do të jetë i pari apo e para e Shtetit, do të konsultohemi patjetër me opozitën. Nuk mund të bëjmë sikur opozita nuk ekziston. Duhet një figurë përbashkuese, pasi jemi edhe në një moment të rëndësishëm për të shkuar drejt Evropës”, tha Bushati për A2.
