Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush e ka thyer vazon? Zgjedhja juaj tregon shumë për personalitetin

19:32 / February 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dega e psikologjisë që merret me personalitetin dhe variacionet e tij në mesin e individëve quhet Psikologjia e Personalitetit. A keni menduar ndonjëherë pse dy persona me personalitete të ndryshme janë miq të ngushtë dhe pse dy njerëz me personalitete të ngjashme janë armiq të betuar? E pra, ky test përgjigjet për pyetje si këto.

Gjithë sa duhet të bëni është t’i përgjigjeni një pyetje të thjeshtë pasi të keni parë këtë foto: kush e theu vazon? Nuk ka të dhëna ose elementë definitive në imazh që mund të zbulojnë përgjigjen për ju.

Screen Shot 2018 09 18 at 16.47.36

Fëmija A

Duket të jetë zgjedhja më e qartë. Të tjerët e shohin nga lartë poshtë dhe përkulin kokat në shenjë qortimi për veprimet e tij. Megjithatë, ai mund të jetë edhe ai që merr përsipër fajin çdo herë. Mund të jetë “kurbani” i grupit, të cilin e tregojnë të gjithë me gisht kur ka mungesë të provave. Ndoshta ai është në fakt më i përuluri dhe shpesh merr përsipër fajin e dikujt tjetër.

Vajza e vogël B

Ajo duket si më e madhja e të gjithë fëmijëve dhe ndoshta kujdeset për vëllezërit e saj të vegjël kur nëna e tyre është e zënë. Ajo po e shikon fëmijën A në një mënyrë që të siguron se ai është fajtori. Është e mundur që kjo është buzëqeshja e saj fituese, pasi e ktheu atë në një “kokë turku”. Nga ana tjetër, ka njerëz që mund të mendojnë se ajo po e sheh djalin me një sy ngushëllues dhe dashamirës, ​​duke buzëqeshur për të treguar dashamirësinë, pa e gjykuar.

Fëmija C

Nëse keni zgjedhur fëmijën C dhe mendoni se ai fsheh emocionet e veta kur rrethanat favorizojnë atë, atëherë ju keni personalitetin e një udhëheqësi. Është e mundur të njihni problemet e shkaktuara nga njerëzit, jo nga rrethanat. Kjo është arsyeja pse gjithmonë jeni të kujdesshëm me njerëzit rreth jush, edhe nëse nuk e tregoni shpesh. Ju mendoni se jeni në ballë dhe kjo është arsyeja pse ju keni mendime unike për pothuajse çdo temë.

Fëmija D

Nga këndvështrimi psikologjik, zgjedhja e vajzës D dëshmon se ju jeni një person i përgjegjshëm dhe i besueshëm. Kjo është një nga cilësitë që ju bën të suksesshëm në gjithçka që bëni në jetë. Çdo ditë ju përpiqeni të jeni një person më i mirë duke i mbajtur të metat tuaja në mendjen tuaj. Ju i besoni lehtësisht të tjerëve dhe kjo është arsyeja pse jeni shumë të ndjeshëm. / bota.al/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pakësohet gruri, fermerët ulin mbjelljet, çmimi dhe importet po godasin prodhimin vendas

21:00 / June 29, 2026

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

19:54 / June 29, 2026

Sulm me armë zjarri në veri të Gjermanisë, të paktën 5 të vrarë dhe dy të arrestuar

14:54 / June 29, 2026

INSTAT: Ekonomia shqiptare u rrit me 3.71% në tremujorin e parë të 2026, administrata publike dhe shëndetësia drejtuan zgjerimin

14:48 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.