Besnik Hida, 35 vjeç është personi që mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm në Lushnje. Ngjarja ndodhi rreht orës 8.15 teksa i riu ishte duke pirë kafen në një lokal të lagjes “Skënder Libohova”.
Mësohet se Hida është pronar i një pike grumbullimi makinash, dhe ishte ulur vetëm në katin e dytë të lokalit, ku u hap zjarr me breshëri kallashnikovi. Ai mbeti i vdekur në vend.
Sipas medias ka qenë një person që ka qëlluar, i cili është larguar me një makinë ku e priste një tjetër person. Aktualisht janë ngritur postblloqe për kapjen e autorëve të ngjarjes.
Po ndërkohë nga burime të pakonfirmuara mësohet se ai ka qenë daja i Zamir Latifit. Ky i fundit mbeti i vrarë me të njëjtin skenar dy vite më parë në nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurti.