Eduard Xhezo, autori kryesor i ngjares në Vlorë është një emër jo pak i johur për policinë. Më herët ai ka qenë i dënuar për varsje të më shumë se dy personave, të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Pasditen e të dielës pas një sherri banal me pronarin e lokalit, Xhezo ka qëlluar mbi Arben Beqirajn dhe djalin e tij. Arbeni ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të mara, ndërsa djali i tij Ergesti dhe Nesim Hodaj mbetën të plagosur jashtë rrezikut për jetën.
Pak vite më parë, Eduard Xhezo ka përfuanduar në prangat e policisë, pasi ishte dënuar nga gjykata e Vlorës me 9 vjet e 4 muaj burg për “vrasje me dashje të dy a më shumë personave”, të mbetur në tentativë, si dhe “armëmbajtje pa leje”.
Ndërkohë vetëm dy vite me parë Eduard Xhezo është arrestuar në flagrancë nga blutë e Vlorës Policia ka bërë në lagjen “24 Maji”, pasi gjatë kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi, shërbimet e policisë i kanë gjetur të fshehur në trup një armë zjarri të llojit Pistoletë-Çeke, e mbushur me një krëhër me 15 copë fishekë të kalibrit 9 mm, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në lokalin e Arben Beqirajt, ndërsa terrorizoi të gjithë pushuesit, pasi sipas dëshmive ka pasur më shumë se 20 të shtëna me arme.
Dinamika e ngjarjes:
Mësohet se ka qenë një i ri nga Vlora i cili në mesditë ka qenë duke bërë xhiro përgjatë plazhit me kal.
Djali dhe nipi i Beqirajt kanë kërkuar që i riu të mos kalojë më me kal në plazhin e tyre, debati mes tyre ka gjeneruar në përplasje fizike.
Pas disa orësh E. Xh dhe Sh. L kanë shkuar në lokalin e Beqiraj për sqarim. Fillimisht janë konfrontuar me fjalë më pas me përplasje fizike e deri në përdorimin e armëve. Nga gjurmët e armëve mësohet se janë përdorur një arme tip pistoletë dhe një kallash.
