Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Kush është Big Cruz, reperi shqiptar që e kërkojnë industritë e mëdha muzikore të botës

13:30 / July 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
big cruz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Universal Music Group, Roc Nation, Jay Z apo Ëarner Brothers Music Group? Kush do ja arrijë të ketë në labelin e vet reperin e talentuar Shqiptar BIG CRUZ?!

BIG CRUZ, talenti me origjinë shqiptare ka emigruar që 1 vjeç në USA, duke u vendosur në Uashington DC. Ai ka krijuar një influencë të madhe në rrethin e tij, për stilin e tij të veçantë artistik, mesazhin e këngëve dhe videot e tij. Unikaliteti fillon që nga mënyra e interpretimit , tekstit, stilit, imazhit të kuruar dhe look-it Rich.

BIG Cruz ka vendosur që Projektin “Look Back”ta realizojë në origjinën e tij, Shqiperinë, duke sjellë një Super Këngë dhe një Videoklip Unik, që nuk e kishim parë më parë në tregun tonë muzikor.

Muzikën dhe tekstin e ka realizuar vetë BIG Cruz, ndërsa Videoklipin ja ka besuar Kompanisë FullMoon_Production në Tiranë me Regji dhe Koncept të Klaudia Shehu.

Videoklipi është xhiruar në dy qytetet më të njohura bregdetare, për arsye të natyrës aq të pasur që mbartin, në Sarandë dhe në Vlorë. Ajo çfarë bie në sy është trajtimi aq i kuruar dhe i detajur, ku çdo skenë është më e veçantë se tjetra, ART më vehte mund të themi me plot bindje.

Sapo videoklipi është publikuar ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave dhe publikut, sepse të tilla projekte nuk na bie rasti të shohim në Shqipëri.

BIG Cruz në një Status në instagram gjatë publikimit të këngës , ka thenë: “Vendosa të realizoj xhirimet e Videoklipit në Shqiperi për të promovuar dhe vendin tim në Amerike”, duke mos harruar që flet gjuhën Shqipe në mënyrë të përsosur.

Direkt pas përfundimit të xhirimeve ai është larguar drejt Amerikës, ku po shijon suksesin që andej.

Momentalisht jane 3 kompani muzikore botërore që presin ta marrin në menaxhim Artistin Shqiptar, si : Roc Nation (kompanija Jay Z) duke theksuar që është e para kompani që ka treguar interes mbi Artistin, Universal Music Group, Republic Records (kompania që ka në menaxhim Justin Bieber , Rihann-en, Lady Gaga etj), plus shumë Yje botërore kanë treguar interes të madh sapo e kane dëgjuar stilin e artistit.

Warner brothers music group ka komunikuar me menaxherin e BIG Cruz për një kontratë të mundshme.

BIG Cruz akoma nuk ka vendosur nga cila Kompani do të menaxhohet, por ne po ndjehemi krenar që një Yll i ri Shqiptar po lind në Industrine Amerikane, duke ju bashkuar Gashit , Rita Orës, Dua Lipa, Bebe Rexh-ës, Ava Max Etj.

E ç’mund të themi tjetër, përveç se “Jemi krenarë për Ty BIG Cruz dhe në pritje të bombës së radhës”.

  • big crus 1
  • big crus 2
  • big crus 3
  • big crus 4
  • big crus 5
  • big crus 6
  • big crus 7
  • big crus 8
  • big crus 9
  • big crus 10

Big Cruz
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.