Fatjon Murati, është personi i cili u ndalua mbrëmjen e sotme nga policia e Tiranës. Ai rezultonte i shpallur në kërkim policor, ndërsa në makinë lëvizte bashkë me Indrit Doklen. Ky i fundit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, por nuk ka një urdhër arresti ndaj tij.
Ndërkohë, Fatjon Murati është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.
Prokuroria e Krujës kërkoi marrjen në pyetje të disa personave në lidhje me atentatin e ndodhur të dielën në zonën e njohur si mbikalimi i Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinjtë Brilant Martinaj, (nipi i Ervis Martinajt) Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.
