Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kush është gjyqtari që çoi pas hekurave Tahirin! Ironia e fatit i përballi sërish

10:57 / February 5, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Engert Pellumbi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Engert Pëllumbi është gjyqtari i cili dënoi me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke e shpallur fajtor për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe bashkëpunim me grupin kriminal të Habilajve.

Por kush është Engert Pëllumbi dhe ironia e fatit që nuk mungoi as këtë herë…

Pëllumbi kreu studimet e larta në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Më pas ai u caktuar gjyqtar në Gjykatën e Fierit. Në periudhën 2017-2020, Pëllumbi ushtroi rolin e këshilltarit ligjor në Gjykatën e Lartë. Këtë funksion e ka ushtruar nga nëntori 2020 edhe në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Në këtë gjykatë ai ka qëndruar për disa kohë i komanduar.

Në 5 tetor 2021, Pëllumbi kaloi me sukses procesin e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit votoi unanimisht pro kualifikimit të tij. Gjatë verifikimeve, anëtarët e komisionit nuk gjetën asnjë konstatim të gabuar lidhur me pasurinë e tij.  Edhe pse pati kritika për kriterin e profesionalizmit, Pëllumbi dha shpjegime dhe anëtarët e komisionit i dhanë “ok” për të vazhduar karrierën në sistemin gjyqësor. Procesi i vetingut për gjyqtarin Pëllumbi u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Pamela Qirko, relator Roland Ilia dhe anëtare Brunilda Bekteshi.

Pëllumbi nuk ka shkaktuar bujë të madhe në media gjatë karrierës së tij, por ka pasur dy raste kur është atakuar. Në vitin 2011, ai gjobiti për shpifje n/kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Ermonela Felajn për shpifje. Në atë kohë, ish-ministrja dhe ish-deputetja socialiste u penalizua me gjobë për shpifje ndaj kompanisë ‘Ferar’ gjatë një konference për shtyp në selinë e PS.

Ballafaqimi me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri nuk e pati sot për herë të parë. Vite më parë, Tahiri e kontestoi Pëllumbin lidhur me vendimin “detyrim paraqitje” për shtetasin H.Meçanaj. Ky i fundit vra shtetasin M.Lulaj, banor në Hambaraj. Ai u gjykua për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”. Në atë kohë, Prokuroria e Fierit kërkoi për Meçanajn masën “Arrest me burg”, ndërsa në 8 mars 2014, Pëllumbi nuk pranoi kërkesën e organit të akuzës, por vendosi “Detyrim paraqitjeje” për Meçanajn. Ky vendim solli reagimin e ish-ministrit.

Kur Tahiri ishte ministër dhe Reforma në Drejtësi po kapte kulmin e saj, ish-ministri vendosi një listë të zezë, ku futej edhe emri i Pëllumbit. Dhe sot, për ironi të fatit, i njëjti gjyqtar që do të duhet të ishte sipas Tahirit jashtë sistemit të drejtësisë, ka ngulur këmbët thellë në sistem, në një vendim që e çon Tahirin në burg dhe përshëndetet nga Ambasada Amerikane

tahiri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.