Milo Gjukanovic do të jetë një nga kandidatët e në Malin e Zi në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 30 gusht. Milo Gjukanovic, është njeriu që drejton shtetin e vogël në kufi me Shqipërinë prej më shumëse dy dekadash. Po ashtu ditën e sotme në mbështetje të tij ka dalë dhe kryeministri i vendit tonë, Edi Rama. Kryeministri regjistroi një video në zyrën e tij, teksa pas tij shihet portreti i Ismail Qemalit. Ajo që ka bërë përshtypje nga kjo video është fakti që Rama ka folur edhe në gjuhën serbe. Ndërkohë më pas mediat serbe kanë deklaruar se fjalët që ka folur Rama janë motoja me të cilën Gjukanoviç garon në zgjedhje. Por kush është njeriu që drejton me dorë të hekurt Malin e Zi, shtetin me rreth 600 mijë banorë që fitoi pavarësinë nga Serbia disa vite më parë.
Një vit më parë prestgjozja “The Economist” i ka kushtuar ku flet për suksesin e tij dhe sekretet e mistershme që e kanë mbajtur në pushtet.
Pse Milo Gjukanoviç është lideri më jetëgjatë i Evropës. Rreth 71% e malazezëve e duan liderin e tyre ” të fortë dhe të vendosur”
Në vitin 1989, ai ishte një nga udhëheqësit më të rinj të Evropës. Tridhjetë vjet më vonë Milo Djukanoviç, presidenti i Malit të Zi 57 vjeç, ka qenë në pushtet, si president, kryeministër ose si kryetar i partisë në pushtet, për më gjatë se kushdo tjetër në Evropë. Malazezët duhet të jenë në të 40-at e tyre për të kujtuar politikën para tij. Drejtuesit e tjerë evropianë duan të dinë sekretin e suksesit të tij. Fatkeqësisht, thotë ai, nuk ka asnjë shpjegim të thjeshtë. Në murin e tij varet një portret i Mbretit Nikolla, i cili u rrëzua pas 58 vjetësh pushteti në vitin 1918. Jo, ai nuk ka ndërmend të konkurrojë me të, thotë ai.
Ai mund të mos ketë mundësinë e zgjedhjes në këtë rast. Gjatë nëntë javëve të kaluara mijëra njerëz dolën në rrugët e Podgoricës, kryeqytetit të Malit të Zi, për të kërkuar dorëheqjen e Djukanovicit. Megjithatë ai duket i pangopur. Në vitin 2016, thotë ai, një komplot i financuar nga Rusia synoi ta vrasë atë dhe tani rusët po shkaktojnë përsëri telashe, edhe nëse shumë nga demonstruesit nuk e kuptojnë se kush po nxit tensionin politik. Nonsense, tallet me Dejan Mijovic, një politikan i opozitës. Demokracia në Mal të Zi është një turp, thotë ai; Z. Djukanoviç mban të gjitha levat e pushtetit, dhe tani ai duhet të largohet.
Opozita e copëtuar e Malit të Zi i ka marrë kredon e duhur politike falë akuzave të bëra ndaj Djukanovic, nga një ish-manjat që tani jeton në Londër. Që nga janari Dusko Knezevic, i cili dikur ishte afër Z. Djukanoviç, ka publikuar informacione që ai shpreson se do ta rrëzojë presidentin. Ai përshkruan një model korrupsioni përreth shtetit, madje ka lëshuar një video të vetes duke i dhënë një zyrtari të partisë së Z. Djukanoviç kontribut të paligjshëm të fushatës. Ajo shkelje është dënuar, thotë presidenti; por gjithçka tjetër që thotë Z. Knezevic është një gënjeshtër që vjen nga një i arratisur nga drejtësia (ai akuzohet për pastrim parash). Z. Knezevic pranon se ai shkeli ligjin për kontributet në fushatë, por thotë se kjo ishte mënyra e vetme për të bërë biznes në një vend ku gjithçka kontrollohet nga një grup i drejtuar nga Z. Djukanovic.
Sido qe të shkojë çështja Knezevic dhe demonstratat e opozitës, mbijetesa politike e Z. Djukanoviç është e jashtëzakonshme. Në vitin 1989 ai ishte i besuari dhe i mbrojturi i Slobodan Milosevic, udhëheqësi i atëhershëm serb. Por ndërsa z. Millosheviç u përball me humbje në luftën kundër Kosovës, Z. Djukanoviç ishte përqendruar drejt promovimit të pavarësisë së Malit të Zi, e humbur në 1918 kur u krijua Jugosllavia. Ai e arriti këtë në vitin 2006 dhe megjithatë arriti ta ruajë Malin e Zi (një gjë e rrallë në Ballkan) – si një shtet multietnik. Ai thotë se vazhdon të përpiqet që të heqë dorë nga pushteti, porse gjithmonë ka një synim tjetër për të realizuar. Në 2017 Mali i Zi u anëtarësua në NATO.
Asnjë qeveri nuk ia ka kaluar pushtetin vullnetarisht një force tjetër politike. Nga frika e ndërhyrjes ruse, liderët perëndimorë nuk i është dashur të bindin Djukanovicin ta lëshojë pushtetin. Midis 1696 dhe 1918 Mali i Zi kishte shtatë liderë që sunduan për një mesatare prej 32 vjetësh. Një sekret i suksesit të tyre ishte balancimi i interesave të klaneve konkurruese. I pyetur nëse udheheqja e Malit të Zi sot është dicka e ngjashme, Z. Djukanoviç thotë se po, duke shtuar shpejt se, ndryshe nga sundimtarët para-modernë, ai u zgjodh me votë. Një sondazh i fundit zbuloi se 71% e malazezëve e duan udhëheqësin e tyre “të fortë dhe të vendosur”.
Një sekret i suksesit të tij është klientelizmi. Një zyrtar pretendoi përsëri në 2012 në një që u publikua në media se çdo punë e sektorit publik siguron katër vota për partinë në pushtet. Megjithatë, demonstratat e fundit tregojnë se shumë njerëz nuk e durojnë më Z. Djukanovic. Vitet e fundit, thotë Daliborka Uljarevic, analist, ka pasur një ndryshim të atmosferës. Kushdo që guxon të kritikojë qeverinë rrezikon të etiketohet “armik i shtetit” nga media pro-qeveritare, siç ka qenë dhe rasti i saj.
Atmosfera politike është e rëndë dhe partia në pushtet dhe aleatët e saj kontrollojnë vetëm 42 nga 81 vendet e parlamentit. Manjatë nga Azerbajxhani, Rusia, Malajzia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë blerë prona dhe kanë krijuar resorte luksoze bregdetare; por shumë njerëz mendojnë se, ndërsa luftojnë për pagat e ulëta dhe shërbimet e dobëta publike, një grup i vogël rreth Z. Djukanovic është pasuruar. Somerset Maugham dikur e quajti Rivierën Franceze “një vend me diell për njerëzit e dyshimtë”. Dikush mund të thotë shumë të njëjtën gjë për Malin e Zi.