Tërmeti që shkundi Shqipërinë mëngjesin e sotëm nuk ka kursyer asnjë. Familje të shumta kanë mbetur pa një strehë.
Shumë prej tyre janë strehuar në hotele apo të afërm, por një pjesë tjetër ndodhen në çadra tek stadiumi në Durrës.
Mes personave që ndodhet i strehuar tek çadrat në Durrës, është dhe Ard Daullxhiu. Ai njihet si i mjeri për i famshëm në Shqipëri, pas ndihmës që i ka kërkuar qeverisë dhe bashkisë që ta lejojnë të bëjë një shtesë tek shtëpia e tij.