Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush janë 38 deputetët që kanë firmosur ndryshimin e sistemit zgjedhor

21:28 / May 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
opozita
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë 38 deputetë të opozitës së re i kanë bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë të gjitha partitë politike për reformimin e sistemit zgjedhor.

Lajmi është bërë i ditur nga Rudina Hajdari.

Nëpërmjet kërkese synohet që ndryshimi i sistemit zgjedhor, i cili sipas planit të punës të miratuar sot, të bëhet brenda korrikut dhe jo në nëntor.

“Shumë të shqetësuar për problemet e rënda që sistemi zgjedhor në tërësinë e tij mbart. Mospërfaqësimi i vërtetë i popullit në organet e zgjedhura, përqëndrimi i pushtetit në një rreth të ngushtë personash, shit-blerja e votës, parti-zimi i procesit zgjedhor (administrimi politik/partiak i zgjedhjeve), barazia reale e votës qytetare, keq-përdorimi i burimeve shtetërore janë ndër problemet më themelore që duhet të adresohen përmes reformës elektorale.

Defiçencat e sistemit zgjedhor janë drejtëpërdrejtë defiçenca për “Demokracinë e Shtetin e së Drejtës”. Eventualisht këto janë pasoja tepër të dëmshme për qytetarët Shqiptarë, organizimin institucional e shoqëror në tërësi.

Nëse Shqipëria vuan nga largimi i popullsisë, mosbesimi i publikut në institucionet publike/shtetërore, gjendja statike e zhvillimit ekonomik…etj, kjo është përveç të tjerash edhe si shkak i problemeve të sistemit zgjedhor aktual.

Grupi Parlamentar Demokrat ka ndër objektivat e tij kryesore: “reformimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri” me synim forcimin e demokracisë, evropianizimin e procesit elektoral (në tërësinë e tij) rritjen e besimit publik në organet e zgjedhura, rritjen e pjesëmarrjes qytetare në procesin e zgjedhjes së përfaqësuesve e të demokracisë aktive.

Në këtë drejtim 38 deputetë të opozitës nënshkruan një kërkesë ndaj Kuvendit të Shqipërisë dhe mazhorancës për të mbledhur një tryezë me forcat e ndryshme politike dhe shoqërinë civile për të hapur një diskutim të gjerë publik për reformimin e sistemit zgjedhor.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian prej kohësh kanë vendosur standardet e “mirëqeverisjes dhe qeverisjes së hapur” për të cilat Shqipëria e ka të pamundur të mos kalojë këto procese reformuese në rrugën e evropës, por Demokracia fillon tek vota dhe përfaqësimi, prandaj është detyrë e të gjithëve që në rrugë institucionale të japim kontributin tonë për këtë reformë tepër të rëndësishme”,shkruan Hajdari.



  • 5ce8409db4cd938 deputetë të opozitës së re 2
  • 5ce8409358f8a38 deputetë të opozitës së re 1

sistemit zgjedhor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.