Gjatë mbledhjes së mbajtur në selinë blu, Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha diskutoi në lidhje me situatën e pandemisë në Shqipëri dhe në 2 spitalet COVID.
Pranë Bashës, ishin ‘4 ekspertët’ e mjekësisë së Partisë Demokratike.
Halim Kosova, Flamur Noka, Bardh Spahia, Tritan Shehu.
Kjo mbledhje u zhvillua pasi mjekët paralajmëruan një protestë ditën e nesërme në orën 10:00 para oborrit të QSUT-së, por policia refuzoi lejen me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie.
