E ftuar në emisionin “Tëpaekspozuari”, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar si cilat janë bandat e rrezikshme që zotërojnë Shqipërinë.
Ylli Rakipi: Cilat janë bandat që e zotërojnë Shqipërinë? Ku operojnë ato? A ka bashkëpunim të krimit me shtetin?
Klodiana Lala: Kemi në Elbasan disa grupe tradicionale. Grupi Çapja i njohur historikisht. Kundërshtarët e tij, grupi ku merr pjesë edhe Suel Çela.
Në Elbasan kohët e fundit, dolën në pah dy grupe të reja. Grupi Alibej që ka qenë shumë radikalë dhe grupi Çopja, me bazë në Dubai, kundërshtarët e tyre.
Në Tiranë, janë aq të ndërthurur, janë me palë politike. Për shumë grupe, jam në pamundësi për të folur. Kam të dhëna që operojnë, por nuk ka dokument zyrtar që të më mbrojë ligjërisht.
Me çfarë kam parë, janë 3-4 personazhe të botës së krimi edhe brenda burgjeve, që po shtrijnë influencën në tendera dhe koncesione.
Kemi grupin Avdylaj me ndikim politik, shitblerje votash.
Po të shkojmë në Nikël, Kemi Durim Bamin, më herët Enver Stafukën, Mariglen Hakën.
Vlora, ata që janë krerët e grupeve nuk rrinë në Vlorë, por në Spanjë dhe në Amerikën Latine.
