Gentiana Cakrani dhe Jetmra Raboshta do të jenë deputetet e reja të Kuvendit të Shqipërisë deri në konstitutimin e kuvendit të ri.
Cakrani merr mandatin e deputetit të ndjerë Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë pasi humbi betejën me COVID-19. Ndërsa Raboshta vjen në Kuvend pas dorëheqjes së Tom Doshit nga mandati i tij.
Kuvendi ka nisur seancën plenare me betimin e dy deputeteve të reja.
