Ekipi i Zbulimit dhe Reagimit të Microsoft (DART) u angazhua nga qeveria shqiptare për të drejtuar një hetim mbi sulmet ndaj sistemeve qeveritare më 15 korrik 2022. Menjëherë pasi hakerat u konstatuan në sistem, ekipi i Microsoft u angazhua për rikthimin e tyre dhe zmbrapsjen e sulmit.
Microsoft vlerëson me besim të lartë se më 15 korrik 2022, aktorë të sponsorizuar nga qeveria iraniane kryen një sulm kibernetik shkatërrues kundër qeverisë shqiptare, duke prishur faqet e internetit të qeverisë dhe shërbimet publike. Madje, në artikullin e kompanisë amerikane përmenden dhe dy gazetarë nga Shqipëria, Gjergj Thanasi dhe Olsi Jazexhi.
“Ekzistojnë disa prova shtesë që roli i këtyre personave shtrihej përtej amplifikimit të thjeshtë të mediave sociale dhe në prodhimin e përmbajtjes. Një nga personat që postonte në mënyrë të përsëritur përmbajtjen e Homelan Justice kishte shkruar më parë për American Herald Tribune të lidhur me IRGC- në tashmë të zhdukur dhe faqe të tjera lajmesh, shpesh në terma negativë për MEK-un.
Ndërkohë, një llogari e dytë e personazhit mund të ketë tentuar të kontaktojë të paktën një gazetë shqiptare përpara hakimit, duke kërkuar “bashkëpunim” dhe aftësinë për të botuar me median. Promovimi paralel i fushatës Homeland Justice dhe temave të saj qendrore nga këta individë dhe persona në internet, si para ashtu edhe pas sulmit kibernetik, i shton një dimension njerëzor imponues përpjekjes më të gjerë të ndikimit të Homeland Justice”, thuhet në raportin e Microsoft.
Newsbomb.al ka marrë një reagim nga vetë gazetari Olsi Jazexhi. Ky i fundit thotë se ai është gazetar investigativ që merret me hetimin e “aktivitetit kriminal” të muxhahedinëve në Shqipëri dhe se nuk kanë asnjë lidhje me grupi e hakerave Homeland Justice.
“Fale sugjerimeve dhe hamendesive tuaja, ne date 7 shtator 2022, Kryeministri i Shqiperise Edi Rama, kreu nje akt te paprecedent ne historine moderne te Shqiperise. Ai prishi marredheniet diplomatike me Iranin, deboi stafin e ambasades iraniane, theu Konventen e Vjenes dhe dhunoi seline e ambasades iraniane ne Tirane dhe perdori policine e antiterrorit per te dhunuar dhe keqtrajtuar stafin diplomatik te nje vendi te huaj”, thotë Jazexhi.
Më tej, ai thotë se bashkë me kolegun Gjergj Thanasi që ka qenë në Iranë një muaj para hakerimit, siç shihet dhe në foton e publikuar nga kompania amerikane që hetoi sulmin kibernetik në sistemet qeveritare, kanë bërë vetëm detyrën e tyre si gazetarë.
“Per sa me sipër duam të theksojmë që Olsi Jazexhiu dhe Gjergji Thanasi janë dy gazetarë investigativë që hetojnë prezencën kriminale muxhahedinë në Shqipëri që në vitin 2016. Ne kemi hetuar dhe jemi intervistuar nga media perëndimore dhe iranianë sikur: The Guardian, the Independent, Al-Jazeera, Channel 4, New York Time, BBC, Press TV etj dhe shume media locale dhe kemi ekspozuar dhe do ekspozojmë aktivitetin kriminal, terrorist dhe ilegal te muxhahedineve iraniane.
Ne kemi deshmuar keqtrajtimet, abuzimet me të drejtat e njeriut, shantazhet ndaj mediave, biznesmenëve dhe ndaj zyrtarëve shtetërorë në Shqiperi që MEK-u ka bërë.
“Ne kemi bërë dhe do bëjmë detyrën tonë për hetimin e aktivitetit kriminal muxhahedin në Shqipëri, do interesohemi për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut të pengjeve që MEK-u mban në kampin e tij paramilitar në Manzë dhe refuzojmë me forcë çdo përpjekje për të njollosur punën tonë. Ne nuk kemi lidhje me organizata iraniane të sigurisë dhe as me hakerët e Homeland Justice. Dënojmë me përbuzje aludimet kriminale që ju keni bërë kundër nesh”, thotë ndër të tjera në reagimin e tij Olsi Jazexhi.