Kush ka tatuazh nuk do të pranohet kurrë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.
Kështu parashikojnë ndryshimet në rregulloren për policinë, të cilat kanë kanë shtuar tre kushte të tjera skualfikuese për aplikantët për t’u bërë pjesë të policisë, ndoshta nisur edhe nga ngjarja e fundit ku një efektiv me tatuazh qëlloi për vdekje një të ri në Tiranë, ngjarje që ngjalli debate dhe nxiti protesta.
Gjithashtu kërkohet edhe një dokument që vërteton se efektivi nuk është përdorues droge.
Kushtet e reja përjashtuese janë evidentimi i tatuazheve, moskalimi i kontrollit mjekësor dhe mungesa e besueshmërisë.
Gjithashtu, aplikuesi përjashtohet kur nuk kalon testin fizik, me shkrim dhe psikologjik, deklaron të dhëna të rreme, rezulton i dënuar, është përdorues droge dhe nëse ka varësi nga alkooli.
