Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kush tha që djemtë nuk flasin për vajzat? Ja çfarë thonë me shokët për të dashurat e tyre…

13:13 / August 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
djem
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky tekst është shkruar nga një djalë. Me të metën që është i huaj dhe kjo listë nuk do përmbajë shumë shprehje që përdorin mes tyre djemtë shqiptarë. Ai thotë që, edhe meshkujt flasin për vajzat, po kanë kodet e tyre. Tjetër thonë dhe tjetër duan të thonë me të vërtetë. Por ata vetë mund të na japin kuptimin. Mëso çfarë thotë për ty, sipas asaj që mendon, siç e ka shkruar vetë ky njohës i mirë i marrëdhënieve me vajzat:

“Ajo është ok”

Çfarë do të thotë: Me shumë mundësi na pëlqen

Pse e përdorim: Nuk duam të diskutojmë detajet intime me gjithë shokët për një vajzë që e kemi qejf.

Përdorimi në fjali: “Ajo është ok. Dolëm prapë mbrëmë.”

Sinonime: “Ajo është e mirë”, “Nuk ka asgjë për të sharë”, “Gjithçka ok.”

“Më pëlqen”

Çfarë do të thotë: Na pëlqen shumë.

Pse e përdorim: Ne gjithmonë jemi pak të rezervuar për të shprehur ndjenjat e vërteta, nuk duam ta themi hapur që na pëlqen shumë ajo.

Përdorimi në fjali: “Më pëlqen. Ndoshta ia vlen kjo vajza”.

Sinonime: “Ajo është fantastike”

“Është e lezetshme”

Çfarë do të thotë: Na intereson ajo.

Pse e përdorim: Na pëlqen goxha një vajzë kur themi “e lezetshme”, megjithatë, ndoshta nuk jemi plotësisht gati ende për të përdorur, për të, fjalë si “seksi”.

Përdoret në fjali: “Nuk e di tamam çfarë ka ajo, por është e lezetshme, kjo është e sigurt.”

Sinonime: “Ka diçka të veçantë ajo”

“Ka personalitet të fortë”

Çfarë do të thotë: Ne mund të jemi duke komentuar ndonjë mangësi estetike të kësaj vajzës.

Pse e përdorim: Jemi të interesuar për atë vajzë, për arsye përtej pamjes së saj fizike.

Përdoret në fjali: “Nuk më bëhet vonë për pamjen e saj, ajo është femër me personalitet të fortë.”

Sinonime: “Pamja nuk është e rëndësishme për mua.”

“Nuk më pëlqen në atë kuptim”

Çfarë do të thotë: Ne ose vlerësojmë miqësinë me një vajzë, ose me të vërtetë nuk e kemi qejf.

Pse e përdorim: Nuk kemi dëshirë të keqinterpretohen sjelljet tona ose të krijojmë një përshtypje të gabuar.

Përdoret në fjali: “Jo mo, po flisnim për punë, nuk më pëlqen ajo në atë kuptim.”

Sinonime: “Jemi thjesht miq”, “Nuk është ashtu si kujtoni”, “Nuk më intereson ajo për më shumë se aq”.

“Thjesht kam nevojë të shkëputem prej saj ca kohë.”

Çfarë do të thotë: Një vajzë tjetër na ka rrëmbyer vëmendjen.

Pse e përdorim: Kërkojmë një dalje të lehtë nga marrëdhënia ose situata aktuale.

Përdoret në fjali: “Po, ajo më pëlqen, por nuk e di, kam nevojë të shkëputem nga ajo për ca kohë.”

Sinonime: “Kam nevojë për pak hapësirë”, “Dua kohë të marr vesh çfarë dua.”

“E kam mbyllur me të, kësaj here për fare”.

Çfarë do të thotë: Ne do shkojmë direkt te shtëpia e saj sa të largohemi.

Pse e përdorim: Sepse nuk duam që çunat të mendojnë që po biem në të njëjtin kurth.

Përdoret në fjali: “Ajo më ka lodhur kokën. E kam mbyllur me atë, kësaj here për fare, betohem.”

Sinonime: “Kaq ishte me atë”, “E kemi mbyllur, por nuk ka mbaruar.”

“Ajo thjesht nuk di çfarë do.”

Çfarë do të thotë: Por di që nuk na do ne.

Pse e përdorim: Nuk mund të pranojmë refuzimin dhe duam ta fshehim sa më shumë të mundemi me histori të tjera.

Përdoret në fjali: “Është kthyer me ishin prapë, ajo thjesht nuk e di çfarë do.”

Sinonime: “Donte të ndaheshim”, “Kishte nevojë për të kërkuar shpirtin binjak.” / intv

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.