Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kushi me studentët e Mjekësisë: Mbështetje për të sapodiplomuarit

18:18 / March 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi zhvilloi nje takim me studente dhe pedagoge te Universitetit te Mjekesise 5 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, me të cilët diskutoi rreth shqetësimeve, sugjerimeve dhe opinionet e tyre, me qëllim përmirësimin e punës dhe politikave për arsimin e lartë.

Kushi shprehu mbështetje dhe angazhim maksimal që studentët dhe mjekët e sapodiplomuar, në mënyrë që ata të qëndrojnë në Shqipëri dhe të japin kontributin e tyre për vendin. Ajo u shpreh se rritja e cilësisë dhe procesi i ndërkombëtarizimit janë instrumente që i mbajnë studentët këtu.

Ministrja Kushi dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, prof. dr. Arben Gjata i falënderuan studentët për angazhimin e tyre gjatë kohës që pandemisë.

Në kohën kur u shfaq pandemia rreth 99 % të studentëve të Universitetit të Mjekësisë iu përgjigjën menjëherë thirrjes për t’u angazhuar për luftën kundër pandemisë, ndërkohë që një pjesë e mirë e studentëve të viteve të pesta dhe të gjashta shërbyen për afro një vit pranë shërbimit të urgjencës.

Në prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është edhe nxitja e punës kërkimore shkencore, e cila është thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, në të cilën synohet përfshirja jo vetëm e pedagogëve, por edhe e studentëve dhe mjekëve të rinj.

Programi ‘Horizon Europe’ apo përfitimi i bursave ‘Erasmus’ nga studentët shqiptarë, bëjnë që Shqipëria të ketë një vlerë të shtuar sepse ata studentë kthehen në vendin e tyre dhe japin kontribut të mirë, sjellin vizion dhe energji të reja për të cilat çdo vend ka nevojë.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.