Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kushi: Për herë të parë do të ketë shkollë verore për nxënësit dhe mësuesit e diasporës

22:00 / July 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled design 68 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

150 mësues jo vetëm nga Evropa, por nga vende të ndryshme të botës, Britania e Madhe, Turqia, Greqia  etj. janë mbledhur sot në Vlorë në seminarin treditor për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë ku merrnin pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës Arbërie Nagavci, Kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha, Kryetari i nënkomisionit Parlamentar për Diasporën dhe Migracionin Lavdrim Krashi, etj.

Në hapjen e këtij seminari u vlerësua rëndësia e ruajtjes së gjuhës shqipe, kulturës, traditave dhe identitetit kombëtar shqiptar për brezat e rinj shqiptarë që po rriten përtej kufijve.

Në fjalën e saj, ministrja Kushi theksoi se sot bota po njeh nga afër vlerat e shqiptarëve në kulturë, sport e shkencë. Xhubleta shqiptare që është tashmë në UNESCO, Jaret shkodrane dhe polifonia labe.

Znj. Kushi shtoi se shqiptarët këtë krenari duhet t’ia përcjellin fëmijëve të tyre kudo ku janë në botë që të ndjehen krenarë që janë shqiptarë. Ky është misioni i përbashkët, ruajtja dhe forcimi i gjuhës është e para, por edhe kultura, tradita, dashuria për Shqipërinë, dashuria për Kosovën, ta thotë me zë të lartë që janë shqiptarë.

“Jam shumë krenare që së bashku me Ministren e Arsimit të Kosovës në këto vite kemi shumë arritje, shumë projekte të përbashkëta. Jo vetëm me përfitues shkollat apo arsimin në Shqipëri apo në Kosovë, por edhe në diasporë.

Seminare si ky janë shumë të rëndësishme që ne të marrim edhe ide të tjera nga ju, edhe kritika, siç thanë kolegët, por të diskutojmë bashkërisht se çfarë mund të bëjmë më shumë dhe si mund të bëjmë më shumë, si mund të bëjmë edhe më mirë.”

Ministrja Kushi dha edhe një lajm të ri në lidhje me mësimin e gjuhës shqipe në shkollë verore për mësues dhe nxënës të diasporës.

“Kemi lajme shumë të mira në fakt. Në shtator Qendra e Botimeve për Diasporën për herë të parë do të organizojë shkollën e parë verore për nxënësit dhe mësuesit e diasporës. Po e fillojmë pilotimin vetëm me nxënësit dhe mësuesit e Greqisë por natyrisht do të jetë një traditë të përvitshme, duke përfshirë mësues dhe fëmijë shqiptarë nga gjithë bota”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.