Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Kushi takim me maturantët që fituan Mjekësinë: Ata që do qëndrojnë në Shqipëri do kenë kredi të buta

10:55 / August 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
370304461 778314007426950 6713284214371900954 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi është takuar me disa nga maturantët që morën rezultatet më të mira në provimin hyrën në programin “Mjekësi e Përgjithshme”. Ministrja falënderoi maturantët për përkushtimin e treguar jo vetëm në provimet e maturës, por edhe një provimin e informatizuar, i cili u zhvillua për herë të parë këtë vit.

“Shumë faleminderit për prezencën, shumë faleminderit që pranuar ftesën tonë. Unë jam këtu së bashku me drejtoreshën e qendrës së shërbimeve arsimore, drejtoreshën e QSHA, për t’ju përgëzuar në radhë të parë për sukseset tuaja dhe jo vetëm për suksesin e testit të automatizuar, por për sukseset që keni arritur gjatë gjithë viteve të studimeve. Edhe studimet në tre vite të gjimnazit, suksesi në provimet e maturës, por veçanërisht për suksesin shumë të spikatur tuajin në testin e automatizuar”, theksoi ministrja Kushi.

Kushi së bashku me drejtoreshën e QSHA-së znj. Aurora Balliu dëgjuan opinionet dhe sugjerimet e tyre për provimin dhe fondin e pyetjeve të hartuar për këtë provim që i është vënë në dispozicion maturantëve që prej muajit dhjetor të vitit të shkuar.

“Ne sot së bashku me ju duam të zhvillojmë një bashkëbisedim pikërisht në lidhje me këtë test, dhe risitë që ne kemi ndërmarrë për programin mjekësi e përgjithshme. Duam të diskutojmë që nga vendimi ynë për të përfshirë një test të tillë në ranikimin e maturantëve, me qëllim kryesor të shmangim fiktivitetin dhe meritokracia dhe transparenca të jetë thelbi, veçanërisht për studentët e mjekësisë sepse është programi më i kërkuar nga studentët ekselentë që janë me 10 -ta. Ku diferencat mes jush janë shumë të vogla. Duke u bazuar në mendimet tuaja dhe rezultatet e vitit të parë të reflektojmë që të bëjmë ndryshimet e duhura vitin tjetër dhe pse jo, ta shtrijmë këtë metodë edhe për programe të tjera studimi, apo ndoshta edhe për provimet e maturës”, u shpreh ministrja.

Sipas mendimit të studentëve, do ishte më mirë që periudha 5-vjeçare e qëndrimit të studentëve në Shqipëri, të ulej deri në tre vite. Kushi tregon se brenda 5-vjeçarit përfshihet edhe periudha e specializimit.

“Mos harroni që këtu brenda është edhe periudha e specializimit. Pra në qoftë se ju do të vendosni që menjëherë pas diplomimit të specializoheni, ky detyrim është i përfshirë. Pra mund të ndodhë që në fund të specializimit, ju e keni shlyer edhe detyrimin që keni për të qëndruar në Shqipëri”, shprehet Kushi.

evis kushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.