Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kushtetuesja certifikoi “30 qershorin”, PS: Ato zgjedhje vendosën popullin mbi partitë

18:43 / November 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

PS ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i ka konsideruar të vlefshme zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, që kërkonte shpalljen antikushtetuese të procesit zgjedhor.

Përmes një reagimi në rrjete sociale kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla shkruan se sipas tij sot është dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është fjalë boshe dhe se askush nuk mund t’ja marrë qytetarëve sovranitetin siç thekson ai “për hesape të turpshme”.

“Si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila çertifikoi plotësisht ligjshmërinë e Zgjedhjeve Vendore të 30 Qershorit 2019. 30 Qershori 2019 u çertifikua si dita e mesimit historik se fjala sovran nuk eshte nje fjale boshe dhe askush me kurre s’mund te tentoje t’ia marre popullit sovranitetin per interesa te uleta dhe hesape te turpshme politike. 30 Qershori 2019 ishte dita e njerezve te zakonshem, qe pavaresisht votojne apo nuk votojne, respektojne te drejten e tyre themelore per te zgjedhur dhe kurre nuk mund te detyrohen nga askush te heqin dore nga kjo e drejte. Ato zgjedhje vendosën perfundimisht popullin mbi partite dhe per te mbyllur perfundimisht nje histori te gjate lojrash te partive me popullin“, shkruan Balla.

Një meritë të veçantë, Balla shkruan se ka edhe Kuvendi.

“Mbajtja e zgjedhjeve në datën e përcaktuar nga Kushtetuta, ishte një meritë e të gjitha institucioneve të cilat Ligji themelor dhe ligjet e tjera ngarkojnë me organizimin e zgjedhjeve. Natyrshëm Kuvendi i Shqipërisë ka një meritë të veçantë, sepse mori përgjegjësitë e duhura me qëndrimin e prerë në respekt të ligjshmërisë”, shton Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Socialistët nuk janë gati të dalin kundër kryetarit të tyre”, Dudushi: Do ketë debate në Asamble, por pa përçarje brenda partisë

22:34 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.