Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot sërish për të vendosur për presidentin Ilir Meta. Sipas njoftimit seanca do të mbahet në orën 10:00 të paradites për të shqyrtuar kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e kreut të Shtetit me argumentin se ka shkelur kushtetutën në zgjedhjet e kaluara të 25 prillit.
Vetë kreu i Shtetit e ka nisur ditën me një mesazh në rrjetet sociale. “Mirëmëngjes të dashur miq! Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zero, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute”, shkruan Meta.
