Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kushtetuta e re” votohet sot në komisionin e Ligjeve, ja çfarë kërkon opozita parlamentare

08:48 / July 13, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ligjet online
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të premten Këshilli i Legjislacionit në Komisionin e Ligjeve miratoi pothuajse në unanimitet nisëmn e 28 deputetëve të opozitës parlamentare, ndërkohë që sot do të diskutohet nen për nen për t’i kaluar më pas Kuvendit më 30 korrik për votim.

Kushtetuta do të ndryshojë në 2 nene, atë 64 dhe 68. Përmes ndryshimit të nenit 64, deputetët e opozitës parlamentare, të cilët aspirojnë të krijojnë një parti të re për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kërkojnë që të hapin listat dhe të rrisin pragun nga 2.5% që është aktualisht në 5%.

“1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal.

2. Numri i mandateve të deputetëve që i takon çdo rajoni zgjedhor përcaktohet në bazë të numrit të popullsisë së regjistruar në regjistrat shtetërorë. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë partitë që në rang vendi kanë fituar jo më pak se pesë për qind të votave të vlefshme.

3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore, sipas përcaktimeve të ligjit për zgjedhjet”, propozojnë deputetët e opozitës parlamentare që të bëhet neni 64 i Kushtetutës.

Kërkesat e çuditshme të opozitës në Parlament nuk mbarojnë me aq. Ndonëse aspirojnë që të jenë një parti e re, në nismën e tyre ata kërkojnë që të hiqet mundësia e koalicioneve parazgjedhore.

“Paragrafi 1 i nenit 68 ndryshohet si vijon: 1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike dhe nga zgjedhësit. Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet”, propozohet nga opozita parlamentare. Ndërkohë, sipas ekspertëve zgjedhorë, nëse miratohen propozimet e tyre, partitë e vogla dhe të reja dënohen automatikisht duke mos i dhënë mundësi të përfaqësohen në parlament.

NDRYSHIMET

Maxhoranca ka shprehur mbështetjen e saj për propozimet e opozitës parlamentare. Ndërkohë, deputetë të Komisionit të Ligjeve, të cilët preferuan të mos identifikohen, thanë për gazetën “Panorama” se drafti i opozitës pritet që të pësojë ndryshime ditën e sotme në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve. Maxhoranca e konsideron pragun zgjedhor 5% të propozuar nga opozita mjaft të lart, ndaj do të kërkojë të bëhet 3%.

ISHTE

1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore.

2. Zona zgjedhore shumemërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial.

3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

BËHET

1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal.

2. Numri i mandateve të deputetëve që i takon çdo rajoni zgjedhor përcaktohet në bazë të numrit të popullsisë së regjistruar në regjistrat shtetërorë. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë partitë, që në rang vendi kanë fituar jo më pak se pesë për qind të votave të vlefshme.

3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore, sipas përcaktimeve të ligjit për zgjedhjet”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026

FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën

21:18 / November 17, 2026

Trump me deklaratë të fortë: Irani do paguajë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë…

20:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.