TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Korreshi ironi me Bashkinë e Lushnjes:Hoqët zhabat, na sollët qentë

14:11 / July 6, 2022

“Do të tronditen pushtetet”, paralajmërimi nga Vangjeli: Hetimet kanë nisur që në vitin 2014

13:59 / July 6, 2022

Von der Leyen: BE-ja duhet të bëjë plane emergjente për ndërprerjen e plotë të gazit rus

13:57 / July 6, 2022

Pranon rrahjen e reperit BMT, Stresi: Më ka kërcënuar, informova Prokurorinë por ata…

13:51 / July 6, 2022

Ronaldo te Barcelona? Laporta konfirmon takimin me Mendes

13:48 / July 6, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Kushton 250 mijë dollarë, Niko Peleshi: Shqipëria do të armatoset me antitankun më të mirë në botë

13:35 / May 21, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka konfirmuar kërkesën e bërë nga Shqipëria pranë kompanisë amerikane “Lockheed Martin” për raketa moderne antitank “Javelin”.

“Është në kuadrin e modernizimit të Forcave të Armatosura, rritjes se kapaciteteve tona që Shqipëria ka ne raport me NATO-n. Është e vërtetë që ne kemi porosinë tonë aty si pjesë e rrugëtimit tonë të rritjes së kapaciteteve të FA-së, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial të vendit tonë. Nuk është se ka lidhje me ndonjë kërcënim që të mos krijojmë panik, ne jemi një vend në NATO e kemi zgjidhur çështjen e sigurisë kombëtare, jemi një vend i mbrojtur. Ne do të vazhdojmë të ndjekim ritmin e NATO-s për t’u forcuar si pjesë e një aleance mbrojtëse. Theksoj se NATO nuk është kërcënim për botën, as për Rusinë e as për Rajonin sepse nuk ka për qellim të sulmojë, por ka për qëllim të garantojë mbrojtjen e vet”, tha Niko Peleshi.

Sa raketa janë blerë, në çfarë vlere dhe a është bërë publike kontrata?

“Unë po e bëj publike nëpërmjet kësaj deklarate, nuk është çudi pasi ne kemi edhe shumë procese dhe blerje të tjera nga partneri ynë strategjik, nuk e çmoj me vend që në këtë moment të flas për shifra, por bëhet fjalë për një sistem të ri, që është më i miri në botë”.

Fillimisht, njoftimi u bë nga kompania amerikane që prodhon këto armatime, “Lockheed Martin”. Sipas saj, kompania ka marrë një porosi nga Pentagoni prej 309 milionë dollarësh për prodhimin e mbi 1300 antitankeve të tillë, me fondet e siguruara nga ligji i miratuar së fundmi në SHBA për ndihma ushtarake ndaj Ukrainës, por edhe porosi nga disa shtete, si Shqipëria, Norvegjia, Letonia dhe Tajlanda.

“Po punojmë shumë për të realizuar porositë”, tha Dave Pantano, zv.presidenti i departamentit të prodhimit të sistemit Javelin. Këto raketahedhës mbahen në shpatull nga ushtarët dhe peshojnë rreth 20 kg. Sipas Lockheed Martin, ato janë një rreze që arrin deri në 4 kilometra.

Këto armë janë bërë pjesë vendimtare e luftës në Ukrainë, të përdorura gjerësisht nga trupat vendase për të zmbrapsur sulmin e ushtrisë ruse në disa rajone, duke shkatërruar tanket e forcave armike. Deri tani, Ukraina ka marrë më shumë se 5500 raketahedhës të tillë dhe vendet aleate janë zotuar të dërgojnë edhe më shumë.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Korreshi ironi me Bashkinë e Lushnjes:Hoqët zhabat, na sollët qentë

14:11 / July 6, 2022

Ministrja Kushi: Rriten me 6% pagat për mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar

13:03 / July 6, 2022

Protesta, Rama heq “veprën e shenjtë” nga Kryeministria (FOTO)

12:41 / July 6, 2022

Fletëpalosja e PD për protestën, ironizohet Basha: 7×7 arsye bëjnë 49, jo 42

12:15 / July 6, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Ngjarja horror në Patos, fqinji: E pamë të gjakosur, po e godiste nënën në ballkon

13:17 / July 6, 2022

Parandalohet tragjedia në Tiranë, 40-vjeçari kërcënon prindërit me thikë

12:55 / July 6, 2022

Manastirliu: Rriten pagat, shpërblim 15 mijë lekë në muaj për mjekët që punojnë larg banesave

12:34 / July 6, 2022

Berisha: Nesër shqiptarët mbushin Bulevardin

11:53 / July 6, 2022
Te fundit

Korreshi ironi me Bashkinë e Lushnjes:Hoqët zhabat, na sollët qentë

14:11 / July 6, 2022

“Do të tronditen pushtetet”, paralajmërimi nga Vangjeli: Hetimet kanë nisur që në vitin 2014

13:59 / July 6, 2022

Von der Leyen: BE-ja duhet të bëjë plane emergjente për ndërprerjen e plotë të gazit rus

13:57 / July 6, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.