Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kuvend/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës për rastin e helmimit në Krujë. Balla kundër

10:10 / October 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alfred rrushaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar demokrat Alfred Rushaj ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës për të nisur me rastin e rëndë të helmimit masiv në Krujë, të cilën ai e quajti papërgjegjshmëri.

“Sot ne paraqitëm kërkesën të firmosur nga dhjetë deputetë, dhe kërkojmë të ndryshojmë rendin e ditës dhe të vendoset si pikë e parë diskutimi për situatën emergjentë të krijuar nga ndotja e ujit të pijshëm në Bashkinë e Krujës. Mendojmë që Kuvendi e ka detyrim që të diskutojë për këtë ngjarje të rëndë që ka çuar në dëmtime masive do të thoja të shëndetit të qytetarëve në këtë bashki”, tha Rushaj.

Por ndërkohë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se nuk mund të kërkohet ndryshimi i rendit të ditës për këtë ngjarje, pasi janë organet kompetente që kanë nisur hetimet.

“Sigurisht që siç raportohet gjithashtu dhe prokuroria dhe policia e shtetit po bëjnë hetime gjithëpërfshirëse për t’i shkuar në fund kësaj ngjarjeje. Nuk e di që Kuvendi ka atributet të bëjë qoftë hetime penale qoftë hetime të karakterit mjekësor, këto do i bëjnë autoritetet shtetërore. Unë besoj që deri javën e ardhshme, qoftë ministrja e Shëndetësisë me të gjithë strukturën e saj, qoftë ministri i Brendshëm apo struktura të tjera shtetërore do të jenë në gjendje ti bëjn Kuvendit një informacion të plotë. Përsa i përket sugjerimit tim mbi kërkesën pa mbulim në rregulloren e Kuvendit, mund të kërkosh ndryshimin e rëndit të ditës për një projektligj”, tha Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pedro Sanchez pësoi një humbje në Parlament, Spanja drejt zgjedhjeve të reja këtë vjeshtë

22:44 / October 2, 2026

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.