Pas Bashës fjalën në Kuvend e mori kryeministri Edi Rama, i cili i tha kryetarit të PD-së të mos imitojë Berishën duke folur me batuta, pasi nuk bëhet më i besueshëm.
Sakaq ai tha se borxhi prej 200 milionë eurosh për OSHEE po merret për të mbrojtur konsumatorin.
“Çmimi për konsumatorët familjarë dhe as për të tjerët nuk u rrit. Ka krizë dhe madje ka një krizë të atillë dhe këtu jemi do ta shihni në ditët në vijim që jo vetëm çmimi i energjisë është rritur por problemi me të cilin po përballen vendet është mungesa e ofertës në raport me kërkesën që do të thotë që mund të jesh i gatshëm të paguash dhe më shumë po mund të mos e gjesh sasinë e energjisë që të duhet. Ato 200 milionët nuk janë borxh, janë instrument garancie sovrane i vënë në dispozicion për të mbrojtur shqiptarët, jo për tu kontrolluar krizën, për të bërë të mundur se ajo kostoja e rritur mos të shkojë në xhepin e shqiptarëve”, tha Rama.
