Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kuvendi i 11 Dhjetorit, Këlliçi: Do shkarkojmë Bashën, do ngrihet komision për drejtimin e partisë

16:33 / December 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha kellici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike dhe kreu i Forumit Rinor, Belind Këlliçi ka dhënë detaje për ABC nga brenda stadiumit Air Albania për Kuvendin e PD që do të mbahet në 11 dhjetor. Këlliçi deklaroi se do të ketë transparencë të plotë për emrin e çdo delegati që do të marrë pjesë në Kuvend. Deputeti i PD tha se këtë të shtunë, demokratët do të shkarkojnë me votën e tyre Lulzim Bashën dhe partia do të drejtohet nga një Komision i përkohshëm politik.

“S’ka si të mos njihet ky Kuvend që është i delegatëve. Këtu nesër do të ketë deputetë anëtarë kryesie, kryetar degësh, drejtës të lartë ndër vite, kryetarë bashkie. S’mund ta çoj në asnjë skutë në mendje në një skenar që lidershipi i vulës nuk njeh partinë e vetë. Unë nuk do doja që nesër të shënohet një ditë shumë e zezë në rekordet e demokracisë botërore. Duhet të shohim vendimarrjen e kuvendit. Çdo vendimmarrje është legjitime e këtij kuvendi. Është Kuvendi që prevalon mbi çdo organ dhe funksion në PD. Do të ketë risi. Nga ana tjetër do ketë mocioni nëpër shkarkimin e kryetarit të PD.

Mund të ngrihet një komision i përkohshëm në menaxhimin politik të partisë. Po bëjmë 3 muaj që kemi hequr fokusin kryesor nga beteja me Ramën duke e fokusuar brenda partisë. Nga nesër e gjithë vëmendja do rikthehet te përballja me qeverinë. Rama çdo ditë e më shumë në pushtet i heq mundësinë vendit për të patur rritje ekonomike”, tha Këlliçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri “Për strehimin social”, Ibrahimaj: Mbështetje për studentët dhe familjet e reja

13:15 / November 12, 2026

U dekretua sot në krye të SHISH, kush është drejtoresha e re që pason Vlora Hysenin, sfidat e saj në bashkëpunim me SPAK

13:09 / November 12, 2026

U prit me protestë në Dublin, Rama: Kjo është demokracia, por ndihem shumë i mirëpritur në Irlandë

13:06 / November 12, 2026

“Samiti i NATO do mbahet në Shqipëri”, Rama: Ndoshta jo në 2027, por do të mbahet në Tiranë

12:59 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.