Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kuvendi i Berishës, Mërtiri reagon ashpër: Do përçajë përfundimisht PD-në

21:38 / April 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mertiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Ergys Mërtiri ka folur ditën e sotme për Kuvendin që do të zhvillohet nesër nga Berisha, ku sipas tij do të sjellë goditjen përfundimtare për ekzistencën e Partisë Demokratike. Ai thekson se Kuvendi do të përçajë përfundimisht dy kampet në PD.

Në Report tv, analisti Mërtiri thotë se nuk ka asnjë shans për bashkim, pasi Berisha po vepron në mënyrë të njëanshme, duke shpërfillur totalisht palën që mbështet Alibeajn. Sipas tij, gjuha që ka përdorur ‘Rithemelimi’ kundrejt mbështetësve të Alibeajt ka qenë shumë e ashpër, madje ata i kanë akuzuar se bashkëpunëtor të Ramës, në këto kushte Mërtiri thotë se ka asnjë kuptim që t’iu thuash atyre të bashkohen me Berishën.

“Nuk ka kuptim që të themi se mund të jetë një kuvend që mund të bashkojë kampet përsa kohë ai bëhet në mënyrë të njëanshme, të nxituar me kokëfortësinë që partinë e kam unë dhe zgjedhjet i organizoj unë. Mua nuk më duket se ka më vend për bashkim, që të shkojë drejt bashkimit duhet që të marrë kohë. Njerëzit të fitojnë kohën për të reflektuar, për të analizuar situatën, duhet të shkojnë në bazë, të provohet që reflektim masiv brenda partisë që të gjykojnë me kthjelltësi pastaj. Zgjedhjet në kulmin e konfliktit, me nxitim, me luftën e amerikanëve, me propagandë, mund të jenë një strategji e mirë që Berisha të marrë PD, por mendoj se nuk do ia arrij as kësaj, kurrsesi një strategji për të bashkuar dhe reformuar PD-në. Nuk mund të ketë reformim në luftë e sipër. Këto janë çudira që po i shohim vetëm në PD, nuk mund të bashkohet kur zgjedhjet i bën në mënyrë të njëanshme. Absurde të pretendosh për një bashkim pas gjithë kësaj”, tha Mërtiri.

Mërtiri ka komentuar edhe peticionin e nisur nga mbështetësit e Berishës kundër ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim. Mërtiri thotë se ajo është një përpjekje e dëshpëruar e Berishës për të bërë zhurmë dhe për të përfituar nga rasti për të marrë PD-në dhe për të përdorur atë si një mburojë ndaj politikës së SHBA-ve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.