Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar Besëlidhjen e Lezhës duke u shprehur se sot, 577 vite më pas është koha për tu bashkuar në një Besëlidhje të re që ndal shpopullimin.
“Në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit më gjithëpërfshirës të të gjithë shqiptarëve përballë rrezikut të asimilimit dhe shkombëtarizimit, vepra e ndritur e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, frymëzon sot më shumë se kurrë!
Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re, për të ndalur shpopullimin, për të shenjtëruar votën dhe Kushtetutën, në referendumin historik të 25 prillit 2021″, shkruan Meta në Facebook.
