Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, propozuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputetja Blerina Gjylameti.
Rezoluta u miratua me 111 vota pro nga deputetët, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm gjatë miratimit të rezolutës edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.
Rezoluta mbështetet në percaktimin e IHRA, Aleanca Ndërkombëtare e Kujtimit të Holokaustit, një organizatë ndërqeveritare, e themeluar në vitin 1998, nga ish kryeministri Suedez Person, e cila bashkon qeveritë dhe ekspertët për të forcuar, avancuar dhe promovuar vlerat qe perkujtojnë Holokaustin, sipas deklaratës së Stokholmit të vitit 2000.
Deklarata u miratua në Janar 2000 nga Forumi Nderkombetar i Stokholmit mbi Holokaustin, ku moren pjese politikane te nivelit te larte, udheheqes fetare dhe shkencetare nga mbi 40 vende. Aktualisht IHRA ka 34 vende anetare në gjirin e saj ndër të cilat Argjentina, Australia, Austria, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Izraeli, Italia, Luksemburgu, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Zvicra, Britania e Madhe, ShBA etj. Ne vitin 2016 IHRA miratoi përkufizimin e saj mbi antisemitizmin.
Rezoluta u miratua pak ditë para organizimit prej Kuvendit të Shqipërisë, më 28 tetor, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, të Forumit të parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit.
